Tiranë- 24-vjeçarja D.Z është arrestuar nga policia e Tiranës gjatë operacionit “Kimistja 2” pasi sipas bluve shiste drogë sintetike të llojeve të ndryshme në qytetin e Tiranës, kryesisht në lokalet me muzikë në zonën e Porcelanit, Pazarit të Ri dhe Bllokut.
E reja tregtonte lëndën narkotike kundrejt çmimeve që varionin nga 1.000 lekë të rinj deri në 10.000 lekë të rinj për një dozë (kokërr).
Ndërkohë gjatë kontrollit fizik 24-vjeçares iu gjetën dhe iu sekuestruan doza me lëndë të dyshuar heroinë, ekstazi, metadon dhe një aparat celular, dhe një lloj droge në formë të lëngët, të cilën e shpërndante me shiringë, që zakonisht përdoret nga moshat e reja duke e tretur në pije. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.