Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë ditën e sotme, pasi shpërndante kanabis. I riu i identifikuar si Enea Kasa, banues në Tiranë u kap në aksin Kakavijë-Gjirokastër, në afërsi të fshatit Dervician, ku gjatë kontrollit fizik iu gjetën doza me kanabis, gati për shpërndarje.
Në momentin e ndalimit, në përpjekje për t’i shpëtuar prangave, i riu iu prezantua policisë si efektiv i Forcave Komando Tiranë. Policia njofton se pas verifikimeve, rezultoi se ai nuk ishte pjesë e këtyre Forcave.
Materialet në ngarkim të shtetasit E. K. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” dhe “Përvetësim i titullit apo i detyrës shtetërore”.