Një bombol oksigjeni ka shpërthyer në një spital në qytetin e Chernivtsi, në Ukrainë. Sipas TheGuaridian, si pasojë e shpërthimit një person ka vdekur dhe një tjetër është plagosur. Po ashtu mësohet se shpërthimi ka ndodhur në katin e dytë të spitalit dhe se 20 persona janë evakuuar. Shkaqet e shpërthimit ende nuk janë bërë të qarta. Që prej fillimit të pandemisë në Ukrainë janë shënuar 1,342,016 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 25,893 pacientë.