Një shpërthim i fortë është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një lokali pranë Shkollë Pyjore në qytetin verior.
Nga shpërthimi nuk ka të plagosur por vetëm dëme materiale.
Policia bën me dije se lokali është në pronësi të një gruaje 46 vjeçare.
Mësohet se lënda eksplozive është vendosur në derën e lokali që në momentin e shpërthimit ishte i mbyllur.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes ku ka nisur hetimet për rastin.
Njoftimi:
Më datë 18.11.2020, rreth orës 20:50, në lagjen “Tom Kola”, Shkodër, përpara lokalit Bar kafe në pronësi të shtetases H. F. 46 vjeçe, banuese në lagjen Tom Kola Shkodër, ka shpërthyer lëndë plasëse, ku ka vetëm dëme materiale.
Po punohet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.