Shpërthim tritoli në oborrin e një banese në Pogradec. Policia thotë se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse e vendosur në oborrin e banesës së shtetasit Petrit Çekiçi 53 vjeç.
Ende nuk dihen shkaqet, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për ngjarjen.
Pogradec/Informacion paraprak
Më datë 13.02.2021, rreth orës 03:30, në fshatin Starovë, Pogradec, në oborrin e banesës së shtetasit P. Ç., 53 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, e cila nuk ka shkaktuar dëme në njerëz apo dëme materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.