Tragjedia për familjen Gjoka në Velipojë, që erdhi si pasojë e shpërthimit të bombolave të gazit në hotelin e tyre më 4 korrik, është thelluar. Mësohet se pas dy vajzave, ka ndërruar jetë edhe nëna e tyre. Alketa Gjoka nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra si pasojë e djegies. Nëna dhe dy vajzat ndërruan jetë në Itali, ku u dërguan për ndihmë më të specializuar pasi ishin shtruar me herët tek djegiet plastike në Tiranë.
Nga katër të plagosur, vetëm djali 12 vjeçari i familjes Gjoka arriti të kalojë gjendjen kritike dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Për ngjarjen e rëndë të shënuar mëngjesin e 4 korrikut është arrestuar Petrit Mollja, tregtar gazi, sepse dyshohet se ai i shiti gazin familjes Gjoka në Velipojë.