SHBA- Vijojnë hetimet për shpërthimin e ndodhur në Nashville, në një shtëpi në periferi të qytetit. Agjentët federalë po hetojnë në kërkim të të dhënave për incidentin që shkaktoi plagosjen e tre personave në Ditën e Krishtlindjes.
Agjentët federalë kanë identifikuar ADN e një personi i cili dyshohet të jetë ai shkaktari i shpërthimit. Zyrtarët thanë se ADN-ja përputhej me atë të Anthony Quinn Warner, 63 vjeç. FBI tha se nuk kishte asnjë tregues për të dyshuar të tjerë dhe se ishte shumë herët për të dhënë një motiv.
Shpërthimi jashtë një zyre të telekomit ndërpreu sistemet e komunikimit në Tenesi dhe në katër shtete të tjera.
Gjatë një konference për shtyp të dielën, hetuesit federalë thanë se ata besonin se Warner, i cili punonte në IT ishte individi i vetëm përgjegjës për shpërthimin dhe kishte vdekur në atë vend. Ata thanë se shpërthimi ishte ndoshta i qëllimshëm dhe se ishin mbetjet e Warner-it të zbuluara në vendin e ngjarjes.