Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka dhënë sërish një mesazh për problemin e shpopullimit të vendit dhe ikjen e të rinjve.
Meta thotë se shpopullimi duhet ndalur në Shqipëri duke mbështetur të rinjtë. Ai thekson se rinia meriton mundësi e shanse të reja si dhe të jetë pjesë e vendimmarrjes.
Po ashtu ai thekson se rinia shqiptare kërkon arsim, shërbime cilësore e vende të sigurta pune.
STATUSI NGA ILIR META
Rinia KËRKON arsim e shërbime cilësore dhe vende të sigurta pune.
Rinia MERITON mundësi e shanse të reja, të dëgjohet dhe të jetë pjesë e vendimmmarrjes.
Të MBËSHTESIM rininë, për të NDALUR shpopullimin! 🇦🇱