Bebe Rexha ndihet me të vërtetë me fat që ka gjetur dashurinë e saj Keyan Safyari, producent dhe drejtues filmash. Ylli i hitit ‘Baby I’m Jealous’ e ka vlerësuar të dashurin e saj të ri duke thënë që është mjaft i ëmbël dhe mbështetës për çdo gjë që ajo bën, si dhe Keyan di si ta bëj që të ndihet speciale.
“Ai është me të vërtetë i ëmbël dhe aq mbështetës; thjesht i mrekullueshëm. Ai është gjtihmonë aty për mua. Nuk e kam problem që fansat e mi të dinë për këtë, por unë jam më shumë personi që – nuk dua të jem e njohur për marrëdhëniet e mia, por dua të jem e njohur për artin. Mendoj se kam gjetur dikë që është vërtet i veçantë dhe më bën vërtet të lumtur. Kështu që jam vërtet me fat tani. Dhe ai është me fat – madje ai është më me fat se unë! ”
Këngëtarja 31-vjeçare e ka kaluar karantinën në Los Anxhelos. Kur u pyet nga revista People se si po e kalonte kohën, ajo u përgjigj: ”Gatim, ngrënie … dhe shumë seks! Le të shpresojmë se nëna e tij nuk e lexon këtë sepse ajo urren kur flas për gjëra të tilla në media. ”
Kjo romancë është përfolur që në muajin korrik, por ajo vendosi të fliste vetë për të në muajin shtator. Pas këtij rrëfimi duket se Bebe Rexha e ka gjetur ‘partnerin e ëndrrave’.