• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Shpronësimet për interes publik Avokati i Popullit: Shteti sillet në mënyrë arbitrare

29/04/2022
in Aktualitet
0
Shpronësimet për interes publik Avokati i Popullit: Shteti sillet në mënyrë arbitrare

Viteve të fundit skenat e nxjerrjes me dhunë nga banesat për hir të “interesit publik” nuk kanë munguar në vend, kryesisht në kryeqytet.

Avokati i Popullit konstaton se argumenti që përdoret për shpronësimet për interes publik e ka bërë shtetin të sillet në mënyrë arbitrare me qytetarët të cilët në shumë raste nuk kompensohen drejt dhe në kohë.

“Tjetër problematikë e konstatuar gjatë veprimtarisë së Avokatit të Popullit në vite, por që vazhdon edhe për vitin 2021, është shpronësimi për interes publik i pronës private nga shteti. Shpronësimi për interes publik i pronës private në RSH, përveç garancive kushtetuese dhe parashikimit nga KEDNJ81, rregullohet edhe nga përcaktimet e ligjit nr.8561, datë 22.12.1999 “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik” (ndryshuar me ligjin nr. 20/2016, datë 10.3.2016 dhe ligjin nr. 11/2020) dhe akteve nënligjore në zbatim të tij.

Pothuaj në të gjitha rastet, konstatohet se organet e administratës shtetërore sillen “në mënyrë arbritare” me titullarët e së drejtës së pronës/pronarët por edhe poseduesit, duke qenë se i zhveshin këta të fundit nga e drejta e pronësisë dhe nuk i dëmshpërblejnë/kompensojnë paraprakisht, kundrejt një shpërblimi të drejtë dhe brenda afateve ligjore” thuhet në raportin e Avokatit për vitin 2021.

Po kështu ky raport vlerëson se qytetarët ndihen të pafuqishëm nga forca shtrënguese e shtetit i cili në këtë rast e përdor “forcën” jo në mbrojtje të tyre por ndaj tyre.

“Shteti, nëpërmjet organeve të administratës publike, duhet të kujdeset për interesat pronësore të qytetarëve, në rast shpronësimi, duke pasur në konsideratë procesin e rregullt ligjor dhe nevojat social-ekonomike të tyre. Vërtet kushtetuta, KEDNJ82 si dhe ligjet, parashikojnë kufizime të së drejtës së pronësisë, por këto kufizime duhet të jenë të ligjshme, të bëhen vetëm në rast të një interesi publik, kundrejt shpërblimit të drejtë, si dhe të kenë në themel parimin e proporcionalitetit. Koncepti i shpronësimit dhe shpërblimit të pronës nuk përfshihet vetëm për pasuritë e regjistruara por edhe për ato që i janë nënshtruar një procesi të ligjshëm, sikurse pasuritë në proces legalizimi” thuhet në raport.

*Shpronësimet për interes publik bëhen në bazë të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”. Shpronësimet e kësaj natyre i japin të drejtë shtetit që të marrë tokën edhe pa pëlqimin e pronarit duke nxjerrë si argument interesin publik që mund të lidhet me ndërtimin e një rruge, ujësjellësi, shkolle apo aspekte të ngjashme përfshirë projekte private që shkojnë përtej përftimit individual.

Marrë nga Monitor.al

Tags: Avokati i popullitShpronësimet për interes publik
Previous Post

36 vite nga tragjedia e Çernobilit, bombardimet nuk i pengojnë ukrainasit të nderojnë viktimat që humbën jetën

Next Post

OKB voton më 11 maj për zëvendësimin e Rusisë në Këshillin e të Drejtave të Njeriut

Related Posts

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

01/02/2023
Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

01/02/2023
Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

01/02/2023
Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

27/01/2023
U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

26/01/2023
Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

26/01/2023
Next Post
OKB voton më 11 maj për zëvendësimin e Rusisë në Këshillin e të Drejtave të Njeriut

OKB voton më 11 maj për zëvendësimin e Rusisë në Këshillin e të Drejtave të Njeriut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Drejtori i Kadastrës Artan Lame

    ARTAN LAME LË NË BALTË SOCIALISTËT, NUK FIRMOS PËR DOSJET E NXEHTA TË PRONAVE/ SAJESA E INFEKTIMIT ME COVID QË I DOLI “HUQ”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Moti i keq në Selenicë, dëmtohet ura e fshatit Mesaplik, izolohen rreth 100 familje(FOTO)

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kosova do të strehojë 20 gazetarë ukrainas

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Imanuel Caushi, kandidati për kreun e FRPD

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.