• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

SHQIPËRI, RASTET E REJA RRITEN ME 53% JAVËN E FUNDIT

19/10/2020
in Aktualitet
0
Foto ilustruese

Foto ilustruese

Në Shqipëri, java e shkuar regjistroi një rritje rekord të rasteve të reja me koronavirus. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, të përpunuara nga Zëri Amerikës, në periudhën 13-19 tetor janë konfirmuar 1780 raste, ose 53 përqind më shumë se periudha pararendëse 6-12 Tetor, duke kapur një mesatare ditore prej 254 rastesh, nga 165 që ishte mesatarja e mëparshme.

Paralelisht, testimet shënuan gjithashtu një rritje të ndjeshme, nga 6577 në 9184 teste në 7 ditët e fundit, ose 39 përqind më shum, raporton VOA.

Shqetësues është fakti se pozitiviteti (raporti mes testimeve dhe rasteve të konfirmuara) është i lartë, dhe në javën e shkuar mesatarja arriti në 19.3 përqind. Pozitiviteti, i cili është tregues i nivelit të transmetueshmërisë së virusit në komunitet, regjistroi një rritje progresive në 4 javët e fundit. Në Itali, një vend i cili po i rikthehet kufizimeve, niveli i pozitivitetit është luhatur mes 7 dhe 9 përqind, ditët e fundit. Ndërsa në Francë, ku po ashtu janë ndërmarrë masa shtrënguese, ky tregues ka ardhur në rritje, por duke mos kaluar per momentin kuotën e 14 përqindëshit.

Java që shkoi regjistroi gjithashtu dhe një rritje të numrit të viktimave, me 30 qytetarë që humbën jetën, niveli më i lartë që pas javës së parë të shtatorit. Në 24 orët e fundit humbën jetën 3 persona: një 47-vjeçar nga Tirana, një 53-vjeçare dhe një 64-vjeçar nga Durrësi, me sëmundje bashkëshoqëruese. Nga fillimi i pandemisë deri më tani, në vend janë shënuar 454 viktima.

Në të dy spitalet që trajtojnë të sëmurët me shenja klinike, numri i të shtruarve mbetet i lartë. “Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 259 pacientë, 22 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar”, bëri të ditur ministria e Shëndetësisë.

Të dhënat e pasdites të së hënës, flasin dhe për një rekord të ri të të prekurve, me 295 të infektuar. Po ashtu dhe numri i testimeve, ishte me i larti deri më tani, me 1413 teste. Shpërndarja gjeografike e rasteve të reja shtrihet në 34 qytete të ndryshme të vendit: 74 të prekur në Tiranë, 39 të prekur në Durrës, 30 raste në Shkodër, 22 raste në Lushnje, 12 raste në Vlorë, 11 raste në Fier dhe Pogradec, 10 raste në Krujë dhe Berat, 9 raste në Elbasan dhe Lezhë, 7 raste në Gjirokastër, 6 raste në Kurbin, 5 raste në Divjakë, 4 raste në Kukës, Tropojë, Prrenjas, Skrapar, 3 raste në Sarandë, Gramsh, Kuçovë, 2 raste në Has dhe Shijak, 1 rast në Fushë- Arrëz, Devoll, Kavajë, Mirditë, Rrogozhinë, Mallakastër, Librazhd, Mat, Përmet, Roskovec dhe Klos.

Nga fillimi i pandemisë numri i të infektuarve ka shkuar në 17.350 raste, nga të cilat 6729 janë ende aktive ndërsa 10.167 persona janë deklaruar të shëruar.

Tags: covid19covid19 ne vendrastet e reja
Previous Post

DETAJE TË REJA NGA ZHDUKJA E ERMAL NGUCAJ NË VLORË/ FLET PËR HERË TË PARË BASHKËSHORTJA: ISHTE NË MAKINË KUR MË THA…

Next Post

AHMETAJ KËRCËNON GAZMENT BARDHIN: DO TË NXJERR BOJËN, DO TREGOJ Ç’KE MARRË NË ZYRË

Related Posts

LAJM I FUNDIT/ Aksident i rëndë në Fushë-Mamurras, humb jetën një 70-vjeçar. Pamjet e para nga vendngjarja

LAJM I FUNDIT/ Aksident i rëndë në Fushë-Mamurras, humb jetën një 70-vjeçar. Pamjet e para nga vendngjarja

19/01/2021
Lëviznin pa maska, 473 qytetarë gjobiten nga policia

Lëviznin pa maska, 473 qytetarë gjobiten nga policia

19/01/2021
Aksident me pasojë vdekjen e një 60-vjeçari, detajet e para

Aksident në Kavajë, 83-vjeçari me motor përplaset me karrocën

19/01/2021
Skandali me sanitaren/ Reagon ashpër ‘Shefqet Ndroqi’: Të befasuar nga veprimi korruptiv dhe ç’njerëzor. Të kryhet hetimi!

Shqipëri/ 586 raste të reja me COVID-19 dhe 6 viktima në 24 orët e fundit

19/01/2021
Bie nga lartësia punëtori i ndërtimit te ‘Kodra e Diellit’, 59-vjeçari transportohet menjëherë në spital

Bie nga lartësia punëtori i ndërtimit te ‘Kodra e Diellit’, 59-vjeçari transportohet menjëherë në spital

19/01/2021
Tiranë/ I mituri goditet me sende të forta, dërgohet menjëherë në spital

Tiranë/ I mituri goditet me sende të forta, dërgohet menjëherë në spital

19/01/2021
Next Post
Arben Ahmetaj dhe Gazment Bardhi

AHMETAJ KËRCËNON GAZMENT BARDHIN: DO TË NXJERR BOJËN, DO TREGOJ Ç'KE MARRË NË ZYRË

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Vrasja e Klodian Rashës/ Gjykata merr sot vendimin për efektivin e “Shqiponjave”,

    Në gjendje të rëndë psikologjike, polici dëshmon në Gjykatë: Kam vrarë një njeri, merrni çfarë mase të doni… kjo që më ndodhi mua të mos i ndodhë askujt

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Shtrëngohet ora policore, Shqipëria mbyllet në orën 20:00

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Dhimbje dhe lot, përcillet për në banesën e fundit Klodian Rasha

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Publikohen pamjet nga momenti i vrasjes së 25 vjeçarit Klodian Rasha

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ky është Klodian Rasha, 25-vjeçari që u qëllua për vdekje nga polici në mesnatë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji

Lajmet e fundit:

14- vjeçe në UÇK/ Kandidon në zgjedhje bashkëshortja e ish- komandantit të paraburgosur në Hagë

14- vjeçe në UÇK/ Kandidon në zgjedhje bashkëshortja e ish- komandantit të paraburgosur në Hagë

19/01/2021
Donald Trump

Video/ Donald Trump mban fjalimin e lamtumirës: Isha Presidenti i parë në dekada që s’nisa asnjë luftë të re!

19/01/2021
Trafikimi i qenieve njerëzore, “pandemia” që nuk ka vaksinë

Trafikimi i qenieve njerëzore, “pandemia” që nuk ka vaksinë

19/01/2021
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.