100 milion lekë nga fondi i shtetit do të ndahen për promovimin e turizmin në vendin tonë, në prag të sezonit turistik. Në një vendim të marrë në mbledhjen e mbajtur një ditë më parë nga Këshilli i Ministrave, ky fond do të jepet për programin “Zhvillimi i turizmit”.
Në vendimin e lëshuar nga kryeministria që hyn në fuqi menjëherë, me anë të këtij fondi pritet të realizohet promovimi i Shqipërisë në vendet ndërkombëtare, si një destinacion mikpritës “COVID FREE”.
Fondi prej 100 milionë lekësh do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit përcaktuar për këtë vit.