• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Shqipëria dhe Bosnja mbeten të fundit në Europë për vaksinimin, Kosova kalon e para në rajon

25/10/2021
in Aktualitet
0
Vaksinimi në Itali, 77% e popullsisë merr të dyja dozat

Ndonëse Shqipëria ishte ndër të parat në rajon, pas Serbisë, që filloi vaksinimin masiv të popullatës, vendi ka mbetur pas dhe tashmë renditet ndër shtetet më të pavaksinuara në Europë (përjashtuar shtetet e ish-Bashkimit Sovjetik), së bashku me Bosnjë-Hercegovinën.

Sipas të dhënave të Worldindata, të përditësuara deri në datën 21 tetor, vetëm 34% e popullsisë e ka marrë të paktën një dozë (30% i ka marrë të dyja dozat), shumë më e ulët se mesatarja europiane prej 58% (54% të dyja dozat). Më keq se Shqipëria është vetëm Bosnja me 23% të popullsisë që ka marrë të paktën një dozë (16% të dyja dozat).

Kosova, që ishte e fundit që nisi procesin e vaksinimit në rajon, arriti brenda një kohe të shkurtër të vaksinojë 47% të të popullsisë (38% me të dyja dozat). Ditët e fundit Kosova, e cila mori ndërkohë dhe disa masa kufizuese, nuk ka raportuar humbje jete nga Covid-19. Edhe Maqedonia e Veriut, që e nisi procesin e vaksinimit përpara Shqipërisë, i ka dhënë të paktën një dozë 38% të popullsisë (37% të dyja).

Serbia, që në pjesën e parë të vitit ishte ndër shtetet e Europës që po i jepnin më shumë doza popullsisë ka mbetur pas, me vetëm 44% të popullsisë. Shteti më i vaksinuar në Europë është Portugalia (88%) i ndjekur nga Malta (83%), Spanja (81%), Italia (77%).

“The Guardian” raportonte se fundmi se shkalla më e lartë e vaksinimit po përkthehet në nivele më të ulëta të infeksionit Covid dhe vdekjeve në Europën Perëndimore sesa në pjesë të Europës Qendrore dhe Lindore, tregojnë të dhënat e fundit – përveçse në Mbretërinë e Bashkuar ku numri i rasteve po rritet.

Shifrat nga “Our World In Data” tregojnë një lidhje të qartë midis përqindjes së njerëzve të vaksinuar plotësisht dhe rasteve të reja të përditshme dhe vdekjeve. Nga të dhënat rezulton se sistemet shëndetësore në disa shtete të nënvaksinuara të BE-së Qendrore dhe Lindore janë vënë më nën presion nga rastet e reja.

Programet më të ngadalta të vaksinimit në Europën Qendrore dhe Lindore të kombinuara me një lehtësim të kërkesave për distancimin shoqëror gjatë verës kanë çuar në një rritje dramatike të rasteve të Covid në disa vende të Europës Qendrore dhe Lindore.

Shqipëria, në valën e re të Covid-19, me ritme të ulëta vaksinimi dhe vdekje të larta

Shqipëria po përjeton një tjetër valë të Covid-19. Rastet ditore mbeten mbi 500, ndërsa dhe vdekjet e raportuara janë rritur, duke arritur deri në 17 në fund të muajit shtator, ndëra numri më i lartë i vdekjeve ditore të raportuara zyrtarisht që kur filloi pandemia ishte 21 (në datën 7 mars).

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) bëri të ditur së fundmi se Shqipëria kishte rritjen më të lartë të vdekjeve në Europë në vitin 2020. në 2020-n vdekjet shtesë ishin mbi 20% më të larta së mesatarja e 2015-2019, e para në Europë, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut (rreth 18%) dhe Kosova e treta me rreth 17%. Nga shtetet e rajonit, vdekshmëria më e ulët shtesë ishte në Serbi (rritje rreth 10%), Bosnjë (+15%).

Ministria e Shëndetësisë raportoi se prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,860,335 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 868,964 qytetarë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës anti-COVID. Ditën e mërkurë, datë 21 tetor, janë kryer 5,720 vaksinime në të gjithë vendin. Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,379,960 vaksina antiCOVID.

Të dhënat historike nga Ministria e Shëndetësisë tregojnë se ritmet ditore të vaksinimit në vend janë ulur ndjeshëm, në krahasim me marsin e prillin kur arritën mbi 20 mijë në ditë (shiko grafikun: Ecuria ditore e vaksinimit 11 janar-20 tetor 2021). /Monitor

Burimi: Ministria e Shëndetësisë
Tags: albanewsbosnjakosovaprocesi i vaksinimitshqiperia
Previous Post

‘Java do të nisë disi e frenuar, por e mërkura premton përmirësim!’ Këshillat nga Paolo Fox për shenjat e horoskopit

Next Post

Temperatura deri në 1 gradë, java e re nis e ftohtë, si do të ndryshojë moti pasdite

Related Posts

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

01/02/2023
Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

01/02/2023
Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

01/02/2023
Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

27/01/2023
U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

26/01/2023
Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

26/01/2023
Next Post
Kemi ndryshime të motit/ Rikthehen shirat, ulen temperaturat në vend

Temperatura deri në 1 gradë, java e re nis e ftohtë, si do të ndryshojë moti pasdite

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ish-kreu i KESH: Mandati i tretë i nevojshëm për jetësimin e projekteve të nisura në energji

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kur do të rikthehen ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.