TIRANË– Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka vlerësuar pozicionimin e Shqipërisë krah Ukrainës, referuar përplasjes më të nxehtë të momentit. Në një postim në Tëitter, Kim shkruan se SHBA-të e vlerësojnë lidershipin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara si bashkëpenëmbajtës me ta. Ambasadorja e SHBA-ve shton se agresioni rus nuk kërcënon vetëm Ukrainën dhe Europën, por edhe rendin ndërkombëtar.
“Shtetet e Bashkuara vlerësojnë lidershipin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara si bashkëpenëmbajtës me ne, në çështjen e Ukrainës. Agresioni rus nuk kërcënon vetëm Ukrainën dhe Europën, por edhe rendin ndërkombëtar për të cilin është i ngarkuar Këshilli i Sigurisë,”- shkruan Kim ndër të tjera.