• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Shqipëria ndër vendet më pak të vaksinuara në Europë; shtetet e pavaksinuara kanë më shumë vdekje

24/11/2021
in Aktualitet
0
Shqipëria ndër vendet më pak të vaksinuara në Europë; shtetet e pavaksinuara kanë më shumë vdekje

Në të gjithë Europën, numri i njerëzve të infektuar me variantin ngjitës Delta po rritet dhe shumë qeveri po marrin në konsideratë të vendosin kufizime të reja. Por kjo valë po prek disa vende shumë më tepër se të tjerat. Nga Ballkani në Rajonin Baltik, janë shfaqur zona të caktuara më të cenuara, që përfshijnë një sërë vendesh me shkallë të ulët vaksinimi.

Në javët e fundit, shkalla e vdekjeve nga Covid-19 ka arritur nivele rekord në Bullgari, Letoni dhe Rumani, sipas The Economist. Në javën deri më 8 nëntor, në Bullgari u konfirmuan 22.8 vdekje për çdo 1 milion persona. Në Rumani, kjo shifër ishte 21.8 dhe në Letoni 18.8. Megjithatë, për BE-në në tërësi, ishte vetëm 3.0. Numri i rasteve po bie në ato vende që ishin goditur keq, por tani po rritet në Kroaci, Estoni, Lituani, Slloveni dhe Ukrainë.

Të gjitha vendet që po përjetojnë nivele të larta vdekjesh, kanë mbetur mbrapa në procesin e vaksinimit. Vetëm 23% e bullgarëve dhe 34% e rumunëve janë vaksinuar me dy doza. Në Letoni, kjo përqindje është 57%, por ishte shumë më e ulët një muaj më parë, kur u përhap vala aktuale. Në BE në tërësi, 66% e personave janë vaksinuar me dy doza.

Komisioni Europian publikoi së fundmi një grafik të vendeve të Bashkimit Europian, që tregon se sa më e lartë të jetë norma e vaksinimit, aq më e ulët është norma e vdekjeve. “Njerëzit e vaksinua plotësisht ka më pak të ngjarë që të vdesin nga Covid19 sesa ata që nuk janë vaksinuar”, thuhet në mesazhin që shoqëron grafikun. Sipas grafikut, Portugalia, që ka vaksinuar plotësisht 92% të popullsisë së rritur në një periudhë 14 ditore kishte 10 vdekje për 1 milionë banorë. Ndërsa Bullgaria, që është shteti i BE-së me normën më të ulët të vaksinimit me 29% të popullsisë që i ka marrë të dyja dozat, kishte 325 vdekje për 1 milion banorë, shumë më e lartë sesa vendet që kanë vaksinuar më shumë se 70% të popullsisë.

Rumania, që ka vaksinuar plotësisht 43% të popullsisë kishte 267 vdekje për 1 milionë banorë, e dyta me nivelin më të lartë të fataliteteve në BE, pas Bullgarisë. Mjeku Raed Arafat, i cili po koordinon masat e Rumanisë në luftën kundër Covid-19: spitalet e vendit janë “të tejmbushura”. Rreth 90 pacientë janë evakuuar në Danimarkë, Gjermani, Hungari dhe gjetiu. Ekipet e mjekëve po fluturojnë nga e gjithë Europa për të ndihmuar kolegët e tyre të mbingarkuar, sipas The Economist.

Shqipëria, ndër shtetet me normën më të ulët të vaksinimit në Europë

Të dhëna të tjera të Worldindata, tregojnë se Shqipëria vijon të mbetet një nga shtetet me normën më të ulët të vaksinimit në Europë. Deri në 22 nëntor, rreth 33% ishte plotësisht e vaksinuar dhe 37% kishte marrë të paktën një dozë. Shqipëria është më mirë vetëm se Bosnja, që ka vaksinuar plotësisht 22% të popullsisë dhe Bullgaria (29%).

Kosova, që nisi procesin pas nesh, ka vaksinuar tërësisht 42% të popullsisë. Prej ditësh autoritetet e Kosovës raportojnë një nivel të ulët infektimesh dhe shifra minimale vdekjesh. Edhe Maqedonia e Veriut, që ishte pas nesh me procesin, i ka dhënë të dyja dozat për 38% të popullsisë.

Serbia, që në fillim të vitit ishte ndër të parat në Europë për nivelin e lartë të vaksinimit, ka mbetur pas, me 45% që ka marrë të dyja dozat. Në këtë mënyrë, Kosova është vendi që ka kaluar në krye për këtë proces në rajon. I gjithë rajoni ka mbetur shumë pas Europës, që tashmë mesatarisht ka vaksinuar plotësisht më shumë se gjysmën e popullsisë (57%).

Skepticizëm i lartë për tu vaksinuar në Europën Lindore

Shkalla e ulët e vaksinimit nuk është rezultat i mungesës së vaksinave, shkruan The Economist. Vendet e cenuara kanë furnizim të mjaftueshëm, por edhe persona të shumtë që refuzojnë vaksinat. Mosbesimi ndaj qeverisë dhe personelit mjekësor është i lartë. Një studim nga Eurobarometer, i kryer më herët këtë vit, zbuloi se vetëm 22% e bullgarëve dhe kroatëve, 26% e letonezëve dhe 31% e rumunëve, priren t’u besojnë qeverive të tyre. Kur u pyetën nëse i besonin personelit mjekësor, 34% e bullgarëve thanë se nuk i besonin, së bashku me 32% e kroatëve, 31% e letonezëve dhe 40% e rumunëve.

Është ironike që nivelet relativisht të ulëta të infeksionit në verë duket se kanë kontribuar në shkallën e shpërthimeve aktuale. Ata që kishin dyshime për vaksinën nuk u vaksinuan, duke u bërë më të cenueshëm pas përhapjes së variantit Delta. Nga ata që janë tani në spital, thotë doktor Arafat, 92% janë të pavaksinuar. Përqindja e vërtetë mund të jetë më e lartë, pasi një numër i panjohur njerëzish kanë blerë certifikata false vaksinimi. Mjeku e denoncon me zemërim keqinformimin kundër vaksinimit, i cili propagandohet shpesh nga mjekë mashtrues, priftërinj ortodoksë dhe nacionalistë të ekstremit të djathtë, me ndihmën e “Dr. Facebook”.

Inga Springe, gazetare në faqen e lajmeve Re:Baltica, thotë se në Letoni, disa mjekë të shquar kanë dhënë sinjale të paqarta rreth vaksinimit dhe disa politikanë po promovojnë veten nëpër faqet online kundër vaksinimit. Sipas Oana Popescu, drejtoreshë e GlobalFocus, institut kërkimor rumun, mungesa e entuziazmit të rumunëve për t’u vaksinuar, është rezultat i drejtpërdrejtë i asaj që ata e perceptojnë si neglizhencë nga autoritetet. “Kur qeveria befas duket se po kujdeset për ju për herë të parë në 30 vjet, sigurisht që do të bëheni dyshues!” shpjegon ajo. Mjerisht, nuk janë vetëm rumunët që ndihen kështu.

Marrë nga Monitor.al

Tags: albanewseuropefatalitetetvaksinimi ne shqiperivdekjet nga pandemia
Previous Post

‘Po kaloni një moment delikat, bëni durim deri në pranverë!’ Horoskopi i Paolo Fox për datën 24 nëntor 2021

Next Post

‘Open Balkan’ mbahet sot në Beograd, kryeministri Rama i pranishëm online

Related Posts

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

01/02/2023
Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

01/02/2023
Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

01/02/2023
Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

27/01/2023
U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

26/01/2023
Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

26/01/2023
Next Post
‘Open Balkan’ mbahet sot në Beograd, kryeministri Rama i pranishëm online

‘Open Balkan’ mbahet sot në Beograd, kryeministri Rama i pranishëm online

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ish-kreu i KESH: Mandati i tretë i nevojshëm për jetësimin e projekteve të nisura në energji

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.