• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Shqipëria në lojërat Olimpike, Rama i dorëzon flamurin kombëtar Luiza Gegës dhe Briken Çaljas

15/07/2021
in Politikë
0
Shqipëria në lojërat Olimpike, Rama i dorëzon flamurin kombëtar Luiza Gegës dhe Briken Çaljas

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në ceremoninë e rastit para nisjes së misionit sportiv të Shqipërisë në Lojërat Olimpike që do të mbahet në Tokio deklaroi se fokus në mandatin e tretë të kësaj qeverisje është një program specifik për sportin dhe krijimi i lëvizjes olimpike.

Teksa vlerësoi zgjedhjen e Fidel Yllit në krye të Komisionit Olimpik, Rama theksoi se ka ende punë për t’u bërë në këtë drejtim. Briken Çalja dhe Luiza Gega kanë marrë sot flamurin kuq e zi nga vetë kryeministri Edi Rama, ndërsa më pas ceremonia u shoqërua edhe me himnin kombëtar.

“Është viti i Olimpiadës dhe patjetër është një emocion i veçantë për pjesëmarrësit. Siç e ka thënë dhe krijuesi i Lojërave Olimpike, më e rëndësishmja është të marrësh pjesë. Më vjen mirë që në këtë vigjilje jo të lehtë të Olimpiadës së Tokios, për shkak të situatës së jashtëzakonshme të krijuar si pasojë e pandemisë, është bërë një përgatitje ndjeshëm më e mirë se sa çdo herë tjetër. Kjo i dedikohet kryetarit të Komitetit Olipmik, i cili e jeton sportin me një pasion dhe ambicie që e ka karakterizuar në moshë të re, ku ishte kampion kombëtar për vite të tëra. Më vjen mirë që kemi pasur mundësinë të jemi pranë Komitetet Olimpik dhe pranë këtyre sportistëve me aq sa kemi mundur dhe falë përfshirjes së drejtpërdrejtë të Bashkisë së Tiranës, është bërë e mundur një trajtim dinjitoz i të gjithë anëtarëve të këtij misioni. Edhe pse nuk diskutohet se e mira s’ka fund. Kemi plotë gjëra për të përmirësuar. Dua të them se e kam pritur me shumë kënaqësi lajmin e zgjedhjes së Fidelit si kryetar i Komitetit Olimpik, pasi nuk kemi arritur dot për vite të tëra që ta motivojmë komitetin për të qenë në lartësinë e vetë. Misioni i tij është që t’i qëndrojë pranë sportistëve elitarë. Misioni themelor i këtij komiteti është krijimi i lëvizjes olimpike. S’mund të ketë lëvizje olimpike pa ngërthyer të energjive dhe forcave, mes qeverisë dhe bashkive. Duke nisur nga fëmijët, gjimnazet dhe me universitetet. Ne jemi të dëshiruar dhe të motivuar që t’i japim një shtytje të re lëvizjes sportive në shkolla, që është në fazë embrionale pas ndërprerjes së saj në dekada. Njëkohësisht mendoj se kanë krijuar kushtet që kjo lëvizje të hyjë në një fazë të re që të nisë një lëvizje e organizuar që sidoqoftë përtej përpjekjeve që bën qeveria, varet në një masë të konsiderueshme nga Komiteti Olimpik. Ne do të ulemi së bashku me Komitetin pas lojërave, për të hartuar një program të përbashkët për të shpjeguar programin tonë të ri për mandatin e tretë lidhur me sportin. Prioritet i prioriteteve që është sporti për fëmijët, për gjimnazet, universitet, për të dëgjuar nga të gjithë njerëzit me eksperiencë që ka në komitet dhe përtej nga drejtuesit e federatave, për të nisur një rrugëtim të përbashkët, që të ngremë lëvizjen olimpike në një nivel tjetër. Do t’ju japim sportistëve mbështetjen e merituar. Besoj që mund të jetë dhe do të jetë e atillë që t’ju japë sportistëve ndjesinë e të qenurit të dashur, të respektuar jo vetëm kur marrin medalje. Kam një falënderim, jo për arsye protokolli për ambasadorin e nderuar të Japonisë që ka qenë një partner aktiv në mbështetjen e këtij misioni. Dua sinqerisht t’i shpreh mirënjohjen dhe uroj që bashkëpunimi ynë me Japoninë dhe ura e komunikimit e bashkëpunimit të forcohet edhe falë këtij misioni. Rezultatet të jenë motiv që të krijohen arsye që partneriteti ynë të forcohet më tej. Uroj shumë që t’ia dilni në realizimin e objektivave, sido që të jetë rezultati e keni kryer detyrën dhe misionin.”, tha Rama.

Tags: albanewsbriken celaedi ramalojrat olimpike te tokiosluiza gegashqiperi ne lojrat olimpike
Previous Post

‘Koha ideale në dashuri është tani, përfitoni!” Horoskopi i Paolo Fox për datën 15 korrik 2021

Next Post

Mbërrijnë në Rinas 340 mijë doza vaksina Coronavac/ Edi Rama bën bilancin: Sasia më e madhe e ardhur njëherësh

Related Posts

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

02/02/2023
Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

02/02/2023
Kuvendi sot në seancë plenare, deputetja e PD thërret në interpelancë Ministrin e Brendshëm

Sot Kuvend, Rama interpelancë me Alibeajn për çështjen e zyrtarit të FBI-së! Grupi Berishës kërkon mocion me debat pa limit kohor

02/02/2023
Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

01/02/2023
Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

01/02/2023
Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

01/02/2023
Next Post
Mbërrijnë në Rinas 340 mijë doza vaksina Coronavac/ Edi Rama bën bilancin: Sasia më e madhe e ardhur njëherësh

Mbërrijnë në Rinas 340 mijë doza vaksina Coronavac/ Edi Rama bën bilancin: Sasia më e madhe e ardhur njëherësh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ARTAN LAME LË NË BALTË SOCIALISTËT, NUK FIRMOS PËR DOSJET E NXEHTA TË PRONAVE/ SAJESA E INFEKTIMIT ME COVID QË I DOLI “HUQ”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • 30 vjet më parë/ Fotoreporteri italian: ‘Isha 16 vjeç kur shkrepa këtë foto që mbeti në histori’

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Eleni Foureira i thotë “PO” ish- futbollistit të famshëm që jeton në Arabinë Saudite

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.