Media ruse “Sputnik” ka shkruar në lidhje me shpalljen non grata të diplomatit rus në Tiranë, Aleksei Krivosheev.
Sipas medias ruse, ambasadori është larguar nga Tirana, duke i thënë se veprimi ndaj tij është ndërmarrë, pasi nuk ka respektuar rregullat ndaj Covid-19. Diplomati duhet të largohet nga vendi brenda 72 orëve, tha Ministria e Jashtme e Shqipërisë në një deklaratë.
“Për fat të keq, në kundërshtim me premtimet, diplomati ka vazhduar të shkelë masat ndaj Covid-19. Me keqardhje, qeveria shqiptare vendosi të deklarojë diplomatin Aleksei Krivosheev person non grata, me detyrimin për të lënë vendin brenda 72 orëve nga njoftimi zyrtar,” thuhet në deklaratë.
Ambasada ruse në Shqipëri tha se i konsideron pretendimet e bëra kundër diplomatit rus si të paarsyeshme.
“Ne i konsiderojmë të pabazuara të gjitha akuzat ndaj diplomatit rus të përmendura në këto dokumente. Ne gjithashtu vërejmë se zbulimi në njoftimin për shtyp i emrit të punonjësit tonë kundërshton ashpër praktikën e vendosur ndërkombëtare diplomatike” , tha misioni diplomatik rus.
Reagimi i ambasadës ruse
Shqipëria shpalli sot “non grata” dhe dëboi diplomatin rus, Alexey Krivosheev.
Por çfarë bëri ai?