Shqipëria ka vendosur që të hapë dyert për refugjatët ukrainas, të cilët po largohen nga vendi i tyre pas pushtimit që po kryen Rusia në Ukrainë. Vendimi është marrë ditën e sotme në mbledhjen e qeverisë, ku është caktuar që shtetasit e Ukrainës kanë të drejtë të hyjnë dhe të qëndrojnë pa leje qëndrimi në Republikën e Shqipërisë për një afat deri në 1 (një) vit.
Vendimi i plotë
Përcaktimin e afatit të hyrjes dhe qëndrimit të shtetasve të Ukrainës në republikën e Shqipërisë
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 29, të ligjit nr.79/2021, “Për të huajt”, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shtetasit e Ukrainës kanë të drejtë të hyjnë dhe të qëndrojnë pa leje qëndrimi në Republikën e Shqipërisë për një afat deri në 1 (një) vit.
2. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I EDI RAMA