Lezhë- Vendi është ‘zgjuar këtë të premte nën ujë. Përmbytjet nga uji i vërshuar në rrugët e lagjeve kanë krijuar vështirësi në lëvizjen e automjeteve apo qytetarëve.
Burime bëjnë me dije se kjo e premte e gjeti 30 cm nën ujë edhe lagjen ‘Besëlidhja’ në qytetin e Lezhës.
E njëjta situatë edhe në Vlorë me lumin Vjosa apo në Durrës, Fushë-Krujë e zona të tjera perëndimore të Shqipërisë. Probleme pati edhe dje për shkak të shiut teksa moti i keq pritet të vijojë në vazhdim.