Mijëra shqiptarë të Kosovës janë dyndur si çdo fundjavë drejt Shqipërisë për të kaluar pranë detit ditët e nxehta të gushtit.
Burime bëjnë me dije se radhë të gjata kilometrike janë shënuar në pikën kufitare të Morinit në Kukës.
Pala shqiptare po punon me procedurë të përshpejtuar e me 8 sportele por fluksi është jashtëzakonisht i madh, ndaj janë krijuar radhë kilometrike.
Rradhë e gjatë është edhe segmenti Morine-Kukes tek Ura e Drinit të Zi, për shkak të fluksit të madh te mjeteve po shkojnë ne bregdet.
Vetëm gjatë muajit korrik janë përpunuar në hyrje-dalje në PKK Morinë rreth 1.2 milionë shtetas te Kosovës e vende te tjera te rajonit dhe 356 mijë mjete, 3 herë më shumë mjete dhe qytetarë krahasuar me korrikun e vitit 2020.
Kujtojme se java e pare e gushtit ka shënuar një fluks te jashtezakonshem te hyrjeve ne Shqipëri të shtetaseve të Kosovës me destinacion bregdetin shqiptar.