Të premten e kaluar gjatë emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” në News24 u dha rasti i familjes Zijai, në Gjirokaster të cilët kishin djalin e tyre të vogël Fabion me hidrocefali.
Mjekët u kanë thënë prindërve të Fabios se djali duhet të operohet urgjentisht. Por familja e tij është në gjendje të vështirë ekonomike, Ermali kryefamiljari herë gjen punë e herë jo, Ferideja e ëma e Fabios është e papunë. Familja ka katër fëmijë të mitur, më i vogli është 2 muajsh.
“Fëmijët i kam sëmurë të dy, vajzën e kam me epilepsi djalin me ujë ne kokë, i është rritur koka djalin e kam vizituar më thanë nuk kemi çfarë të bëjmë. Nuk më zë gjumi fare kam frikë se mos më ikën, dua ta kem mirë si gjithë të tjerët”, -thotë Erjona.
“Unë dhe nusja zgjuar rrimë, po na ikën truri, po nuk u operua do më iki fëmija nga duart më tha mjeku. Nuk e dua këtë më mirë të iki unë nga jeta sesa djali. Unë herë me pune herë pa pune. Nuk marr dot kredi po më luan mendja”,-tha kryefamiljari Ermali. Por në studio fill pasi u transmetua historia e Fabios vërshuan donacionet nga shqiptarët e diasporës përcollën ndihmesën e tyre. Dhe fale tyre u bë e mundur dërgimi i menjëhershëm në spital, për ta operuar. Shuma e operacionit u grumbullua në kohë rekord. Momente dramatike kur vogëlushi i drejtohet sallës së operacionit. Erjona e ëma e Fabios e përjeton këtë moment mes tmerrit, frikës dhe dhimbjes dhe ndjen sikur po i shkulet zemra vendit kur fëmijën sapo ia kanë marrë nga krahët për ta futur ne operim.
“Kam besim, do dali mirë operacioni, Zoti më ndihmoi pasi ne erdhëm deri këtu, i falënderoj Elvisin Sidritin dhe të gjithë ata që ndihmuan për djalin”,- thotë Erjola.
“Kemi qëndruar me frikë nuk e prisja që kaq shpejt do operohet djali, është mrekulli për ne” thotë Ermali kryefamiljari. Ashtu si Esra e cila u opera nga e njëjta sëmundje edhe Fabio përpara 4 ditësh iu nënshtrua ndërhyrjes.
Erjola e ëma e Fabios është inferimere në spitalit kur u operua djali, e atë qe s’pati fuqi ta bënte për vajzën e vet, pra rolin e infermieres e ofroi me gjithë zemër per Fabion. “E kam, kaluar vetë, Esra vajza ka kaluar këtë sëmundjen e di çfarë po përjeton tani, mundohuni t’i jepni forca vetes, mezi po gjej fjalë por tani që shikoj djalin po përjetoj ato që kam kaluar me vajzën, më pyesni për gjithçka edhe më pas për Fabion. Ai do ja dali shumë mirë në operacion”,-tha e ëma e Esres e cila është infermiere. Emocionues është padyshim momenti kur i fliste Fabios para operimit siç i fliste së bijës, Esrës se saj pas operimit. “Ti do bëhesh si Esra do të bëhet koka e vogël, zemra e vogël, do bëhesh mirë do shërohesh, do fillosh do flasësh, do t’i gëzosh prindërit, do ia hedhin të gjitha bashkë. Do ia dalim, ja gjithë shqiptarët nuk na lanë vetëm, kemi mbështetje, duhet kurajo” ,-i thotë Fabios e ëma e Esrës.
Sot Fabio është shëndoshë e mire ndërsa ai mbahet nën kujdes nga mjekët pediatër. Me të dalë nga salla e operacioni mjeku pediatër i tha të ëmës së Fabios se djali është si kokrra e mollës!