Një infermiere nga Pogradeci, është në gjendje kritike për jetën, si pasojë e infektimit me koronavirus.
Në rrjetet sociale, kolegët e saj kanë shpërndarë thirrjen për ndihmë, që ajo të kurohet jashtë vendit, në Turqi, pasi ndodhet dhe në muajin e gjashtë të shtatzanisë.
Kolegji i Mjekëve Shqiptarë gjithashtu edhe shoqata e infermierëve shqiptarë në Gjermani, shkruajnë se për shkak të Covid-19, 33-vjeçarja Bardha Xhukellari “ne pritjen e saj te embel eshte detyruar te kryej nje operacion te hershem ne muajin e gjashte te shtatzanise. Si pasoje e kesaj gjendja e saj eshte shume e renduar dhe shpresa e saj e vetem eshte trasportimi i saj ne spitalin e Turqisë”.
REAGIMI I PLOTE
Ndihme te shpetojme jeten e nje personeli mjekesor.
Bardha Xhukellari 33 vjec, lindur ne Pogradec eshte ne gjendje kritike per jeten.
Per shkak te Covid-19 Bardha ne pritjen e saj te embel eshte detyruar te kryej nje operacion te hershem ne muajin e gjashte te shtatzanis. Si pasoje e kesaj gjendja e saj eshte shume e renduar dhe shpresa e saj e vetem eshte trasportimi i saj ne spitalin e Turqis. E ardhur nga nje familje ne kushte te veshtira ekonomike ju lutem te sensibilizohemi te gjithe duke kontribuar sadopak per te shpetuar jeten e saj.
p.s.
Thirje per kolegët që kur ta shpërndajnë ta cilësojnë që është infermiere, në ketë mënyre heronjt le t’u ngelen përrallave.
Infermierët janë armata kryesore në luftën me Covid-19.