• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Shtegtimi i barinjve të Jugut të Shqipërisë, nis rrugëtimin drejt njohjes në UNESCO (VIDEO)

08/12/2020
in Editorial
0
Foto ilustruese

Foto ilustruese

Një vit më parë, në 11 dhjetor 2019, Komiteti i Trashëgimisë Botërore të UNESCOS, i mbledhur në Bogota, shpalli “transhumancen”(shtegtimin/bjeshkimin) si trashëgimi botërore jomateriale të njerëzmit.

Një ngjarje kjo shumë e rëndësishme për gjithë komunitetet rurale, baritore në gjithë botën, sidomos për pellgun e Mesdheut e Alpet evropiane.

Në shqipen zyrtare termi më i përdorur për transhumancës është shtegtim – zhvendosje periodike që përkojnë me faza kyçe të ciklit jetësor të një kafshe që kryhet ndërmjet një zone të riprodhimit “atdhe” dhe një zone tjetër ku kafsha dimëron ose shkon për t’u ushqyer. Ndërkohë si sinonime të këtij termi gjejmë disa variante në dialektet e shqipes (psh. Bjeshkim – me dalë në Bjeshkë; përdoret në zonat veriore të Shqipërisë, apo dimërim/verim – në rajonet jugore, juglindore.)

Pas kësaj ngjarjeje kaq të rëndësishme, lindi ideja e futjes së Shqipërisë në listën e vendeve ku ende praktikohet transhumanca dhe njohjes së saj nga UNESCO. Dëshira dhe plani për këtë nismë erdhi si rezultat i punës dhe njohjes nga afër me disa komunitete blegtorësh, të cilët kishin dëshirën dhe nevojën për ta bërë të njohur “transhumancën”përtej kufijve të hapësirave rurale ku zhvillohet dhe sigurisht për t’i dhënë kësaj praktike njohjen ligjore, vlerësimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të saj si një proces shumëpërmasor socio-kulturor dhe ekonomik, më shumë se të rëndësishëm për zhvillimin e qëndrueshëm të blegtorisë dhe veprimtarive të tjera në zonat rurale.

Nicola di Niro, ekspert italian i zhvillimit rural dhe koordinator i procesit të njohjes së transhumancës në vitin 2019, në bashkëpunim me Esmeralda Laci, pedagoge në Universitetin e Vlorës, Ermal Sina, historian, filluan punën për përgatitjen e materialeve të nevojshme për krijimin e dosjes së kandidaturës, që do t’i bashkohet dosjeve të Francës, Spanjës, Rumanisë etj, duke u fokusuar fillimisht në përshkrimin e kësaj praktike në fshatrat e Lumit të Vlorës.

Një mbështetje shumë e madhe në këtë zonë ka qenë Vullnet Sinaj, deputet i qarkut Vlorë, i cili paraprakisht ka realizuar një punë të jashtëzakonshme me ekipin e tij, duke bërë të mundur, skedimin e rreth 320 familjeve, të cilat kanë në pronësi tufa bagtish dhe që zhvillojnë veprimtari blegtorale në zonën e Lumit të Vlorës.

Ndërkohë, Ministria e Kulturës, e cila ka shprehur me entuziazëm mbështetjen,  është njohur me planin e punës dhe po kryen procedurat për përpilimin zyrtar të dosjes, duke zgjeruar studimin e fenomenit edhe në krahinat Veriore të vendit, për të siguruar një panoramë më të gjerë të fenomenit.

Në vazhdim është zgjeruar grupi i punës me bashkëpunëtorë të tjerë, pedagogë të Universitetit të Tiranës, me të cilët janë evidentuar deri tani, zonat dhe familjet kryesore që praktikojnë shtegtimin në rajonin e jugut të Shqipërisë dhe që mund të shërbejnë për realizimin e dosjes së kandidaturës. Gjithashtu ka bërë një selektim paraprak të materialeve shkencore që do të përdoren për plotësimin e pjesës teorike. Për sa i përket materialeve audio-video-foto-intervista, ato janë realizuar në mënyrë amatoriale, për të krijuar një ide të përgjithshme për fenomenin. 

Transhumanca nga brigjet e Adriatikut dhe Jonit drejt brendësisë së territoreve janë itinerare shekullore të krijuara nga popullsitë baritore të Ballkanit perëndimor për t’u larguar nga tokat e thata përgjatë bregdetit dhe nga dimrat e ashpër në kullotat alpine. Është një fenomen i praktikuar nga shumë popullsi në Mesdhe, që daton nga periudha Helene.

Blegtoria në Epir ishte aspekti ekonomik më i zhvilluar dhe më i organizuar.Tradita e transhumanës vazhdon edhe në ditët e sotme në të gjithë Shqipërinë, pavarësisht se këto 20 vitet e fundit familjet që e ruajnë këtë traditë po pakësohen ndjeshëm:

  • mungesa e një statusi ligjor për barinjtë/cobanët (sic ekziston në vendet e njohura përzhvillimin e transhumancës);
  • për shkak kryesisht të emigracionit (jashtë vendit ose drejt zonave urbane) të të rinjve;
  • rritjes së kostos ekonomike që ka sot kjo praktikë;
  • uljes së përgjithshme të popullsisë në zonat rurale;
  • mungesa e informacionit në rradhët e blegtorëve për të aplikuar për subvencione të ndryshme të ofruara nga qeveria shqiptare apo institucione ndërkombëtare;
  • problematika ligjore/mosmarrëveshje për përdorimin e kullotave etj..

Në tërësi, transhumanca është më e qëndrueshme sesa blegtoria intensive, pasi siguron shërbime të rëndësishme ekosistemi dhe rrit mirëqenien njerëzore në mënyra të shumta. Nuk është vetëm një trashëgimi kulturore, por një mënyrë e të jetuarit përmes një marrëdhënie të qëndrueshme midis njerëzve dhe natyrës. Si një vend tradicionalisht bujqësor/blegtoral, sigurisht që edhe Shqipëriameriton të përfshihet në grupin e vendeve që e njohin transhumancën si trashëgimi kulturore jo-materiale të mbrojtur nga UNESCO-s.

Në videon më poshtë të siguruar nga Alba News në një prej fshatrave të lumit të Vlorës, është kopeja me bagëti të zonës, që po shoqërohen në kullota nga barinjtë dhe qentë e rracës Molos (rracë ilire).

Tags: albanewsshtegetimi i bagetiveshtegetimi i bagetive pjese e unescotranshumancatrashegimia boteroreunesco
Previous Post

Mjeku Sulçebe: Pse gratë dhe ata me grupin e gjakut “zero” e kalojnë më lehtë COVID

Next Post

30 vite nga Lëvizja Studentore e dhjetorit, Rama poston foton e tij: Privilegj i jashtëzakonshëm i të qenurit pjesë aktive e përpjekjeve përgjatë asaj rruge

Related Posts

Leari dhe saga fundore e një vuajtjeje pa kthim…

Leari dhe saga fundore e një vuajtjeje pa kthim…

27/10/2022
Gjimnazistët e “Qemal Stafës”, promotorë të shkëlqyer të mbrojtjes së mjedisit

Gjimnazistët e “Qemal Stafës”, promotorë të shkëlqyer të mbrojtjes së mjedisit

02/08/2022
Krimi dhe qyteti

Krimi dhe qyteti

16/06/2022
Hapen aplikimet/ 500 vende për në shkollën bazë të policisë (Detajet)

Policët shqiptarë janë të stresuar. Me paga të ulëta dhe të mbingarkuar

06/06/2022
Zjarrfikësit paralajmërojnë protestë: Qeveria na i ka marrë jetët peng!

Zjarrfikësit paralajmërojnë protestë: Qeveria na i ka marrë jetët peng!

11/02/2022
Një mesazh për djemtë, çfarë shkruan Gabriel Garcia Marquez për vajzat inteligjente

Një mesazh për djemtë, çfarë shkruan Gabriel Garcia Marquez për vajzat inteligjente

06/02/2022
Next Post
30 vite nga Lëvizja Studentore e dhjetorit, Rama poston foton e tij: Privilegj i jashtëzakonshëm i të qenurit pjesë aktive e përpjekjeve përgjatë asaj rruge

30 vite nga Lëvizja Studentore e dhjetorit, Rama poston foton e tij: Privilegj i jashtëzakonshëm i të qenurit pjesë aktive e përpjekjeve përgjatë asaj rruge

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ish-kreu i KESH: Mandati i tretë i nevojshëm për jetësimin e projekteve të nisura në energji

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • FOTO\ Modelet më ‘cool’ të thonjve për këtë verë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.