Një banesë dykatëshe është përfshirë nga flakët në qendër të qytetit të Korçës, në afërsi të Muzeut Arkeologjik të qytetit.
Sikurse shihet edhe nga pamjet e siguruara nga “Panorama” banesa është djegur plotësisht.
Nuk dihet ende nëse brenda saj ka pasur familjarë, por zjarrëfikësja ka shkuar në vendngjarje për të shuar flakët.
Po ashtu në vendngjarje ka shkuar edhe policia e cila po heton shkaqet dhe rrethanat e saj, por ende nuk dihet nga se janë shkaktuar flakët./Panorama