Banesa e një 54-vjeçari është përfshirë nga flakët në lagjen “Luigj Gurakuqi”, në Tiranë.
Referuar njoftimit paraprak të policisë bëhet e ditur se si pasojë e flakëve ka vetëm dëme materiale dhe fatmirësisht asnjë të lënduar.
Zjarrfikësja ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për shuarjen e flakëve, ndërsa policia po vijon hetimet.
Informacion paraprak
Më datë 20.11.2020, rreth orës 22:21, në rrugën “Luigj Gurakuqi”, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit B.L., 54 vjeç, ku ka vetëm dëme materiale.
Sherbimet e forcave zjarrfikseve ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë vijojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.