Ritet e përhapjes së Covid-19 në burgun e Fushë Krujës janë duke kapur shifra të larta. Brenda pak orëve janë konfirmuar 8 raste me koronavirus, 6 mbrëmjen e djeshme dhe 2 mëngjesin e sotëm. Të infektuarit: punonjës dhe drejtues të administratës së burgut janë karantinuar në shtëpi.
Ndërkaq, të dënuarit e infektuar janë dërguar në burgun e Shënkollit në Lezhë që është kthyer në spital Covid-i, në dispozicion të të prekurve.