• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Shtyhet sërish seanca në Apel e ankimimit të PD-së për statutin e 18 dhjetorit

10/11/2022
in Politikë
0
Primaret e Berishës, shtyhet data për dorëzimin e kandidaturave: 12 nëntori do të jetë afati i fundit

TIRANË- Gjykata e Apelit ka shtyrë sërish senacën ku do të gjykohet një prej ankimeve të bëra nga Partia Demokratike. Senaca u shty për shkak të mungesës së avokatit Indrit Sefa, i cili kishte depozituar një kerkesë për shtyrje.

Seanca e radhës do të mbahet më datë 6 dhjetor, ora 09:30, ku një Kolegj Civil do të shqyrtojë ankimin e bërë nga grupimi i Lulzim Bashës në PD kundër vendimit të Gjykatës së Tiranës të 18 marsit 2022, që refuzoi të regjistronte bashkë edhe ndryshimet statutore të Kuvendit Kombëtar të 17 korrikut të kaluar, edhe ato të 18 dhjetorit, Kuvende të thirrura nga Lulzim Basha. Gjykata e Apelit njoftoi zyrtarisht se çështja do të shqyrtohet nga një treshe e përbërë nga gjyqtarja Irida Kacerja si relatore dhe Genti Shala e Emona Muçi anëtarë.

Një ndër vendimet e rëndësishme të Kuvendit të 18 dhjetorit, ishte përjashtimi nga partia e personave që janë “non grata” nga SHBA-të duke synuar në mënyrë të drejtpërdrejtë Sali Berishën. Në rast se gjykata do të pranojë ankimin e PD-së për të bashkangjitur dy kërkesat për ndryshimet statutore, atëherë ‘zhbëhet’ Kuvendi i 11 dhjetorit 2021, i Sali Berishës.

Ndërkohë ndryshimet statutore të Kuvendit të Sali Berishës, u regjistruan nga gjyqtari Agron Zhukri i cili më 25 mars i kaloi PD-së Berishës. Gjithashtu në Gjykatë është edhe ankimi i Enkelejd Alibeajt kundër vendimit të Zhukrit për regjistrimin e statutit të Berishës. Për këtë arsye, Gjykata sqaroi më parë se çdo pasqyrim në regjistrin e partive politike në Gjykatën e Tiranës do të pritet sqarimi i çështjes në apel, e cila do të ishte një vendim i formës së prerë që do vendosë për fatin e Partisë Demokratike.

Pasi u njoh me argumentet e plota të gjyqtarit Agron Zhukri, që më 25 mars i dorëzoi Partinë Demokratike Sali Berishës dhe Komisionit të Rithemelimit, në cilësinë e nënkryetarit të selisë blu, Enkelejd Alibeaj ankimoi vendimin për regjistrimin e statutit logos dhe vulës së re, të miratuara nga grupi i Berishës më 11 dhjetor. Në ankimin, Alibeaj kërkon prishjen e këtij vendimi, duke e rikthyer çështjen për gjykim nga një tjetër trupë gjykuese ose pushimin e saj.

Ky ankim është një nga tre ankimet e grupimeve të Partisë Demokratike në Gjykatën e Apelit. Në 16 maj, në këtë gjykatë janë depozituar dy të tjerë nga ana e anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit, mbështetësit e Sali Berishës në PD. Kërkesa e parë ankimore është kundër ankimit të bërë nga Enkelejd Alibeaj ndaj vendimit të Gjykatës së Tiranës, që ligjëroi Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit 2021, të thirrur nga Sali Berisha. Ndërsa në tjetrin, mbështetësit e Berishës kundërshtojnë vendimin që e pranoi Alibeajn si palë në përballjen e tyre gjyqësore. Këto dy ankime janë në pritje të shqyrtimit dhe ende nuk është caktuar një datë për to.

Tags: albanewspdselia pdstatusi i 18 dhjetorit
Previous Post

Zbulohet shtëpi bari në Krujë, shpallen në kërkim babai dhe dy djemtë e tij

Next Post

50 vite nga Kongresi i standardit të gjuhës shqipe, konferencë në Tiranë! Rama: Gjuha e njësuar sot e rrezikuar!

Related Posts

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

02/02/2023
Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

02/02/2023
Kuvendi sot në seancë plenare, deputetja e PD thërret në interpelancë Ministrin e Brendshëm

Sot Kuvend, Rama interpelancë me Alibeajn për çështjen e zyrtarit të FBI-së! Grupi Berishës kërkon mocion me debat pa limit kohor

02/02/2023
Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

01/02/2023
Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

01/02/2023
Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

01/02/2023
Next Post
50 vite nga Kongresi i standardit të gjuhës shqipe, konferencë në Tiranë! Rama: Gjuha e njësuar sot e rrezikuar!

50 vite nga Kongresi i standardit të gjuhës shqipe, konferencë në Tiranë! Rama: Gjuha e njësuar sot e rrezikuar!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • COVID I MERR JETËN ANËTARIT TË NJOHUR TË “GRUPIT X”, DASHNOR DIKO JEP LAJMIN E TRISHTË

    COVID I MERR JETËN ANËTARIT TË NJOHUR TË “GRUPIT X”, DASHNOR DIKO JEP LAJMIN E TRISHTË

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • “I love Kosova”/ Publikohet logoja e re e 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • 30 vjet më parë/ Fotoreporteri italian: ‘Isha 16 vjeç kur shkrepa këtë foto që mbeti në histori’

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.