• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

SHUHET NË MOSHËN 92-VJEÇARE KOMPOZITORI AVNI MULA

30/10/2020
in Aktualitet, Kulturë
0
SHUHET NË MOSHËN 92-VJEÇARE KOMPOZITORI AVNI MULA

TIRANË– Kompozitori i shquar Avni Mula ka mbyllur sytë mbrëmjen e së enjtes, në moshën 92-vjeçare. Lajmin e hidhur e ka bërë me dije vetë e bija e kompozitorit, sopranoja e mirënjohur, Inva Mula. Përmes një shënimi në rrjetet sociale, Mula lajmëroi se artisti i madh, të cilin, ajo e quan ‘gjigant’, ka flutuar për në Valsin e Përjetësisë, referuar këtu, një prej këngëve të mirënjohura të Mulës, “Valsi i lumturisë”.

Avni Mula dha shpirt në banesën e tij, pas disa ditësh në gjendje të rëndë shëndetësore, teksa kishte filluar të mbahej vetëm nga një tub oksigjeni. Homazhet për kompozitorin e ndjerë do të kryhen nesër, nga ora 11:00-13:00, në hollin e Universitetit të Arteve, në Tiranë.

“Gjigandi ynë fluturoi në Valsin e Përjetësisë! Për një përshendetje me dorë në zemër, homazhet kryen nesër, 30 tetor, ora 11: 00-13: 00 në hollin e Universitetit të Arteve, Tiranë. Avni Mula 04.01.1928 – 29.10.2020,”- shkruan Mula.

Humbja e madhe u pasua nga reagime të shumta në media e rrjet, nga miq, politikanë dhe familjarë të Mulës. Nipi i tij, Osman Mula rrëfeu se nuk e kishte takuar dot për herë të fundit, pasi gjendja e tij shëndetësore ishte rënduar. Zhani Çiko, tregoi me zemrën plot, se i madhi Avni Mula, nuk është larguar me pengje nga kjo botë.

Ardit Gjebrea, kujtoi dosa nga realizimet që Mula la pas. Ndërsa politikanët, kryeministri Edi Rama, kryeopozitari Lulzim Basha dhe kryebashkiaku Erion Veliaj, shprehën ngushëllime për familjarët pas ngjarjes së rëndë.

Avni Mula është i dyti nga familja që ndahet nga kjo botë. Ai ka humbur gruan e jetës, Nina Mulën, rusja bukuroshe që la vendlindjen pasi njohu dashurinë e saj në Moskë, Avniun. Nina jetoi dhe vdqi si shqiptare, në vitin 2011, larg familjes së saj dhe larg të ftohtit të Rusisë, por shumë pranë familjes që kishte krijuar me kompozitorin e shquar. Të dy, patën dy vajza, Inva dhe Adelina, të cilat gjithashtu kanë ndjekur rrugën e artit.

Një kompozitor i shquar shqiptar. Avni Mula lindi në Gjakovë të Kosovës, më 4 janar të vitit 1928. Për kontributin e tij, Mula ka marrë disa nga medaljet më të larta të vlerësimit nga qeveria shqiptare, dekoratën e Artistit të Popullit të Shqipërisë dhe dekoratën Nderi i Kombit. Studimet e larta muzikore, Avni Mula i kreu në Konservatorin “Çajkovski” të Moskës (1952-1957), ku u diplomua si këngëtar lirik.

Karrierën artistike, ai e nisi pas kthimit nga Moska si solist në Teatrin e Operës dhe Baletit, duke realizuar role kryesore të repertorit operistik të kohës, përmes së cilave u dallua për nivelin e lartë të zgjidhjeve muzikore-skenike. Përmendim këtu, realizimet e figurës së Figaros te “Berberi i Seviljes” të Rosinit, Onjeginit tek “Eugjen Onjegin” të Çajkovskit dhe Gjetës tek “Mrika” e Prenk Jakovës.

Avni Mula zhvilloi një aktivitet të pasur koncertal brenda dhe jashtë vendit. Ai njihet si autor i veprave të mëdha vokale-koncertale, kantata, poema vokale dhe skenike, ku veçohen opereta “Karnavalet e Korçës” dhe opera “Borana”. Firmën e tij mbajnë edhe shumë këngë të muzikës së lehtë, mes të cilave “Valsi i lumturisë”.

Tags: kompozitori i shquarmosha 92 vjecareshuhet avni mula
Previous Post

E RËNDË NË KRUJË!/ 29- VJEÇARI PËRDHUNON 54- VJEÇARIN ME PROBLEME MENDORE

Next Post

SPANJA NË GJENDJE TË JASHTËZAKONSHME EDHE PËR GJASHTË MUAJ

Related Posts

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Eurovision 2023: Zbulohet logoja dhe slogani domethënës i festivalit

Eurovision 2023: Zbulohet logoja dhe slogani domethënës i festivalit

04/02/2023
29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

01/02/2023
Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

01/02/2023
Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

01/02/2023
Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

27/01/2023
Next Post
Spanja gjatë pandemisë

SPANJA NË GJENDJE TË JASHTËZAKONSHME EDHE PËR GJASHTË MUAJ

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Drejtori i Kadastrës Artan Lame

    ARTAN LAME LË NË BALTË SOCIALISTËT, NUK FIRMOS PËR DOSJET E NXEHTA TË PRONAVE/ SAJESA E INFEKTIMIT ME COVID QË I DOLI “HUQ”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Eleni Foureira i thotë “PO” ish- futbollistit të famshëm që jeton në Arabinë Saudite

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.