Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar presidentin serb, Aleksandër Vuçiç duke i premtuar protesta gjatë vizitës së tij në Shqipëri. Ndërkohë që në javën e fundit të vitit 2021, në Shqipëri pritet të zhvillohet takimi i radhës për nismën “Open Ballkan”, Berisha ka premtuar që do të përballen me qytetarët që janë kundër, duke e krahasuar presidentin serb me Sllobodan Millosheviç.
“Ballkani i Hapur është i hegjemonisë serbe dhe i influencës rusë. Zotohemi që t’i japim fund këtij procesi. Kërkohet të zëvendësohet procesi i Berlinit me atë të Putinit. Prandaj e paralajmëroj Sllobodanin e ri. Për Ballkanin e Hapur mos mendo të vish në Tiranë se sheshet dhe rrugët do i kesh plot kundra teje,”-tha Berisha.