• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Si Bill dhe Melinda Gates po ndajnë pasurinë prej 148 miliardë dollarësh?

30/06/2021
in Botë
0
Si Bill dhe Melinda Gates po ndajnë pasurinë prej 148 miliardë dollarësh?

Divorci, në letër, duket mjaft i zakonshëm: vitet kalojnë, fëmijët rriten, çifti ndahet dhe martesa sipas tyre përpara gjykatës është ” prishur në mënyrë të pakthyeshme”. Por këto përkufizime të përgjithshme ndryshojnë në rastin e Bill Gates dhe Melinda French Gates.

Ndërthurja e pasurisë së tyre të kombinuar pas 27 vitesh martesë është një ndërmarrje kolosale që përfshin pallate dhe avionë privatë, toka të shumta dhe zinxhir hotelesh por edhe investime të mëdha në korporata publike dhe biznese private. Dhe, sigurisht, Fondacioni Bill & Melinda Gates – organizata më e madhe filantropike e llojit të saj në planet. “Ata ndoshta janë divorci më i madh i imagjinueshëm”, thotë Janet George, një avokate e ligjit të familjes në McKinley Irvin.

Puna tashmë ka nisur, duke filluar me një kontratë ndarjeje, sipas peticionit për divorc të Melinda Gates, 56 vjeç, e paraqitur në shtetin e tyre prej kohësh në Uashington. Ajo nënshkroi letrat nga Bellevue, ku ata kanë një rezidencë të gjerë 130 milion dollarësh buzë liqenit. Bill Gates, 65 vjeç, nënshkroi nga Palm Desert, në Kaliforninë e Jugut, ku ata kanë një shtëpi tjetër.

Përfaqësuesit e çiftit nuk pranuan të komentojnë mbi divorcin dhe nëse ata kishin një marrëveshje para martese. Por një tillë, nëse ekziston, nuk do të kishte rëndësi, sepse kontrata e ndarjes zëvendëson çdo marrëveshje të mëparshme.

Tashmë janë bërë më shumë se 3 miliardë dollarë transferime nga Cascade Investment, i njohur gjithashtu si BMGI (Bill dhe Melinda Gates Investimet), drejt Melinda Gates, që janë thjesht një copë e pasurisë totale prej 145 miliardë dollarësh në kohën e njoftimit të divorcit. Deri më tani, nuk ka një model të qartë se si po ndahen aksionet.

2.25 milion aksione të Deere & Co. Të marra nga French Gates janë me vlerë rreth 800 milion dollarë, por ato përbënin vetëm 7% të aksioneve totale të ish-çiftit në kompani. Ndërkohë, ajo mori të gjitha aksionet e firmës në Coca-Cola Femsa, një shpërndarës meksikan, me vlerë rreth 130 milion dollarë.

Asnjëherë nuk mund të bëhet publike se çfarë ndodh me koleksionin e tyre të kompanive private, të tilla si marka Four Seasons në të cilën ata blenë një pjesë prej 47.5% në vitin 2007 së bashku me Princin e Arabisë Saudite Al Waleed bin Talal Al Saud. Ose investimet e tyre në pronë, të cilat i bëjnë ata pronarët më të mëdhenj privat të tokave bujqësore në SHBA.

Megjithëse nuk është pjesë e pasurisë së tyre, një nga pasuritë më të mëdha të çiftit është fondacioni i tyre, i cili ka 50 miliardë dollarë pasuri, më shumë se 1,600 punonjës dhe zyra në të gjithë botën. Filantropia e tyre ka shndërruar veçanërisht reputacionin e Bill nga kapitalisti monopolist që qëndron pas Microsoft Corp në individin e shkolluar dhe bamirës që kërkon të luftojë urinë, përmirësojë shëndetin dhe skamjen në botë.

Divorci tashmë i ka kushtuar Bill Gates një pjesë të këtij imazhi, me raportimet për tradhti, lidhjet e tij me pedofilin e ndjerë Jeffrey Epstein dhe fshehjen e faktit se menaxheri i tij i parave Michael Larson operonte në një ambient toksik pune.

Bill dhe Melinda kanë krijuar krahët e tyre filantropikë jashtë fondacionit dhe interesat e tyre janë distancuar vitet e fundit – Bill për ndryshimin e klimës, Melinda për barazinë gjinore. Për filantropët e karrierës në të cilët ata u shndërruan, kjo do të thotë se si ndarja e pasurisë do të përcaktojë se ku do të rrjedhin financimet për këto kauza për dekadat e ardhshme. (Bloomberg)

Tags: albanewsbill gatesmelinda gatespasuria e bill gates
Previous Post

Fiskalizimi në vend, Zusi: Bizneseve t’ju jepet 6 muaj kohë për të mësuar procesin, të mos ketë penalizime!

Next Post

Eksperti rrëzon skemën kombëtare të bujqësisë: Ka dështuar!

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Eksperti rrëzon skemën kombëtare të bujqësisë: Ka dështuar!

Eksperti rrëzon skemën kombëtare të bujqësisë: Ka dështuar!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • “REUTERS” NXJERR ÇMIMIN, JA PËR SA DOLLARË DO TA BLEJË BE NJË DOZË VAKSINE KUNDËR COVID-19

    COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kur do të rikthehen ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ndryshon harta elektorale/ Tirana bëhet me 36 mandate, Dibra dhe Gjirokastra 1 më pak

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.