Berisha: Ju kërkoj të keni të qartë se për Shqipërinë e cdo vend anëtar të KE, gjykata ka vendosur në mënyrë të prerë për PD. Në vendet jo diktatoriale, regjistrimi i cdo force politike, bëhet në gjykatë. Kalimi në gjykatë është një garanci e këtyre forcave për pavarësinë e tyre. Gjykata ka legjitimuar, dhe cdo njeri që ka të qartë këtë rregull, e ka të qartë se vendosi për PD-në e rithemeluar me 11 dhjetor.
Asgjë në botë përvec vullnetit të Ramës s’mund të ndalonte regjistrimin e kësaj force politike. Rama nuk lejon, regjistrimin, mban peng vendimin e gjykatës. Të gjitha të tjerat janë vetëm turp të Edi Ramës e 2-3 personave të keqpërdorur në shkallën më ekstreme prej tij. A mund të imagjinoni një njeri që ka drejtuar këtë forcë politike, dhe sot bën rolin e mashtruesit publik, e bën se e ka detyruar Rama.
Ne e kemi logon zyrtarisht, në cdo ligj të botës sepse ka një vendim gjykate që na njeh. Problemi është se Rama nuk lejon regjistrimin e vendimit të gjykatës. Ne jemi në paqe me Gjykatën. Vendimi i gjykatës për një parti është një check up i dokumentacionit dhe parimeve nëse përputhet me Kushtetutën. Ke ti objeksione që këto janë fals, në cdo vend të botës shkon dhe hap një proces tjetër, por palë në këtë proces s’mund të bëhesh kurrë. Sepse nëse vendosim këtë praktikë ti rrëzon cdo vendim gjyqësor. Këtu gjithcka është politike dhe ne do japim zgjidhjen që meriton. Revolucion.