• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Si i dyfishoi pandemia sëmundjet psikike në botë

19/02/2022
in Botë
0
Si i dyfishoi pandemia sëmundjet psikike në botë

Në të gjithë botën janë dyfishuar sëmundjet psikike në këto dy vite pandemie. Edhe vetëvrasjet janë shtuar, sidomos mes të rinjve. Henning Rösner veproi menjëherë pas keqësimit të gjendjes.

Nga pandemia kanë vuajtur këto dy vite shumë njerëz, një pjesë ishte e rrezikuar seriozisht nga virusi, të tjerë për shkak të problemeve financiareve. Por sidomos për të rinjtë që nuk mund të takonin miqtë, e u desh të përballen me lokdaunet e njëpasnjëshme dhe mbylljen e aktiviteteve të kohës së lirë këto kanë qenë kohë të vështira.Henning Rösner është një student që vuan nga atakë paniku që nga koha e pandemisë.

Historia e studentit 21 vjeçar

Ai e ndjen frikën sidomos, kur ndodhet mes njerëzve, aty e ndjek një presion i brendshëm – ta ketë mirë me të gjithë, të pëlqehet nga të gjithë, të jetë i pranuar nga të gjithë! Që në moshën 15 vjeç, Henning filloi të kishte probleme kur gjendej me të tjerët në grup, por këtë verë për herë të parë pati goditje të fortë paniku. “Zakonisht ke ndjesinë, se do të duhet të vjellësh menjëherë. Të përzihet, dridhesh, të kapin drithma. Je si…po në rastin tim, unë isha shtrirë në shtrat, as nuk mund të lëvizja, dhe as nuk qetësohesha dot. Vërtet që të duket, se humb lidhjen me veten, thjesht për shkak se ndjehesh i strapacuar”, rrëfen ai.

Po si ndodhi shpërthimi i panikut? Në muajt para atakut të panikut, 21-vjeçari kishte kaluar shumë kohë në shtëpi. Ardhja e pandemisë në fillim nuk iu duk ndonjë problem i madh Henningut. Ai mendoi, se ishte mirë, që nuk takoheshe me njeri, nuk duhej të shkonte në universitet, presioni social ra. Por papritur ai filloi të ndjeheh shumë herë më keq se më parë. “Besoj vërtet, se fakti që u zbeh jeta sociale e bëri edhe më të vështirë, që të përshtatesha kur verën e kaluar u liruan kufizimet. Ndoshta prej kësaj, u shtuan gjendjet e nervozizmit shumë më keq se më parë”, thotë Henning.

Shtimi në nivel botëror i sëmundjeve psikike

Studenti 21 vjeçar ka një të përbashkët me shumë të rinj të tjerë gjatë pandemisë. Ata kaluan shumë kohë në shtëpi, duke “lundruar” gjithë ditën nëpër një botë perfekte mediash sociale. Ndërkohë tani po dalin në dritë pasojat e izolimit: Numri i të rinjve me simptoma depresive është rritur ndjeshëm në Gjermani në vitet e pandemisë. Sipas “Der Spiegel”, (13.02)sëmundjet psikologjike në të gjithë botën janë shtuar. Revista e njohur i referohet profesores, Meryam Schouler-Ocak, kryemjeke e Klinikës Psikiatrike të Spitalit Charite St. Hedvig.

“Metaanalizat të thonë, se në të gjithë botën mesatarisht janë më shumë se dyfishuar simptomat depresive, problemet me frikën dhe pagjumësinë si edhe probleme posttraumatike në pandemi”, thotë Schouler-Ocak. Edhe sjella suicidale është rritur ndjeshëm gjatë pandemisë, sidomos mes studentëve. Schuler-Ocak e lidh këtë me izolimin e vetmimin, sidomos tek ata të rinj që kanë shkuar në një vend tjetër për studime apo në një qytet tjetër. “Njerëzit kanë nevojë për lidhje, kontakte, prekje. Kur kjo nuk është e mundur ata vuajnë”, thotë ekspertja. Edhe frika nga e ardhmja shton dëshpërimin; kështu vetëvrasja është arsyeja kryesore e vdekjes tek djemtë e rinj në Spanjë.

Henning vendosi të kërkojë ndihmë. “Këtë gjendjen e pambrojtur, pafuqisë nuk e doja më. Nuk doja të bija sërish në pagjumësi, e dija, se nuk isha mirë. Prandaj shkova tek mjeku familjar”, thotë ai. Ndërkohë studenti ka filluar me terapinë, dhe flet hapur për problemet e tij. “Është vërtet e çuditshme, që pjesërisht kur flet për këtë me të tjerët, dëgjon pak a shumë të njëjtat probleme. Edhe ata fillojnë të tregojnë, e vërtet ndjehesh pak më mirë, kur kupton, se nuk je vetëm. Nuk do të thotë se ke vdekur shpirtërisht, kur ke një depresion. Kjo mund të prekë edhe njeriun më gazmor.”- citon DW.

Një gjë e ka mësuar Henning nga pandemia. Kur ajo të marrë fund, ai dëshiron ta shijojë jetën me sa më shumë miq. Përgatitjen për këtë po e bën që tani: çdo javë një seancë terapie!

Tags: covid 19pandemiapasojat e covidsemundje psikike
Previous Post

Studimi i ri: Ja çfarë i shkakton tek disa njerëz pasojat afatgjata nga Covid-19

Next Post

TRAGJEDI në Borsh/ Shkrumbohet banesa, humbin jetën 2 persona

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Foto ilustruese- Makina përfshihet nga flakët

TRAGJEDI në Borsh/ Shkrumbohet banesa, humbin jetën 2 persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ARTAN LAME LË NË BALTË SOCIALISTËT, NUK FIRMOS PËR DOSJET E NXEHTA TË PRONAVE/ SAJESA E INFEKTIMIT ME COVID QË I DOLI “HUQ”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Koleksioni i vizatimeve rrëqethëse të vitit 1946, tmerri i Luftës së Dytë Botërore përmes syve të fëmijëve

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.