• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Si kurohet Covid-i i zgjatur, cilat janë simptomat e vazhdueshme të sëmundjes?

27/10/2021
in Botë
0
Si kurohet Covid-i i zgjatur, cilat janë simptomat e vazhdueshme të sëmundjes?

Disa nga simptomat e sëmundjes së zgjatur të shkaktuar nga koronavirusi janë lodhja kronike, turbullimi i mendimit, pagjumësia, probleme në zemër dhe vështirësi në frymëmarrje. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Lesia Bakalets, përshkruan se çfarë përfaqëson realisht COVID-i zgjatur dhe se si po e kurojnë atë mjekët në Amerikë.

Pasi kalojnë COVID-19ën, shumë njerëz ankohen për simptoma të vazhdueshme për muaj të tërë. Sipas një raporti të organizatës jofitimprurëse FAIR Health, rreth 15-20% e atyre që janë prekur nga virusi vazhdojnë të kenë simptoma muaj më vonë. 14-vjeçarja Seaenna nga shteti Cleveland u sëmur nga COVID-i rreth një vit më parë.

“Kur m’u rikthye nuhatja, ishte komplet ndryshe, si e transformuar. Ushqimet e rregullta më japin shijen e llastikut që digjet. Një aromë e çuditshme”, thotë ajo.

Doktorët e quajnë këtë periudhë të gjatë rikuperimi “COVID-i i zgjatur”. Organizata Botërore e Shëndetësisë e quan periudhën “post-COVID”.

“Ndodh tek individët që janë infektuar nga SARS-CoV-2, zakonisht rreth tre muaj më pas. Me simptomat që dallohen për të paktën tre muaj pas infektimit me koronavirus dhe zgjasin edhe për të paktën dy muaj të tjerë dhe që nuk mund të shpjegohen nga një diagnozë tjetër”, thotë Janet Diaz, nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve përshkruajnë 18 simptoma të zakonshme, përfshirë kollën, dhimbjet e kokës, probleme me frymëmarrjen, pagjumësinë, çrregullimin e rrahjeve të zemrës dhe shpesh lodhje kronike. “Është shumë e pranishme. Lodhja kombinohet me simptoma si ‘mjegullimi i trurit’, që do të thotë vështirësi në përqëndrim, mungesë kthjellimi…”, thotë Linda Geng, nga klinika “Stanford PACS”.

Dr. Geng kuron pacientët me COVID-in e zgjatur. Ajo thotë se sfida është diagnostikimi i saktë, që këto simptoma të zakonshme janë për shkak të post-COVID-it dhe jo diçkaje tjetër.

“Ka një lidhje mes vazhdimësisë së simptomave, që nuk i kishin përpara se të merrnin COVID-in dhe të faktit që nuk patën ndryshime të tjera shëndetësore. Kjo eliminon disi mundësitë e tjera”, thotë doktore Geng.

Qendrat shëndetësore për COVID-in e zgjatur po shtohen me shpejtësi në Shtetet e Bashkuara.

Në mediat sociale janë krijuar grupe për të ndihmuar pacientët që përballen me pasojat mendore të simptomave post-COVID. Ish-infermierja Laney Bond thotë se grupit të saj në mediat sociale i shtohen 1500 persona në javë. “Jemi përqëndruar tek informimi i pacientëve”, thotë ajo.

Institutet Kombëtare të Shëndetit kanë filluar një projekt prej 470 milionë dollarësh, për të mësuar më shumë rreth simptomave të post-COVID-it dhe për të gjetur një kurë për to./VOA

Tags: covid 19covidi i zgjaturobsh
Previous Post

Paralajmërimi i Pentagonit: Shteti Islamik mund të sulmojë SHBA-në në gjashtë muaj

Next Post

Përkeqësohet situata e pandemisë në Belgjikë, rikthehen kufizimet anti-COVID

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Përkeqësohet situata e pandemisë në Belgjikë, rikthehen kufizimet anti-COVID

Përkeqësohet situata e pandemisë në Belgjikë, rikthehen kufizimet anti-COVID

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • VOTO numrin 3/ Deputeti Vullnet Sinaj kandidon për mandatin e dytë: Vlora nuk ndalet

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Çfarë po i pengon Suedinë dhe Finlandën të hyjnë në NATO?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.