Tiranë- Deputetja Reme Lala ka marrë në rrjetet sociale një koment që nuk i ka pëlqyer aspak. Në një rubrikë të bërë nga vetë Lala, një nga ndjekësit e ka pyetur e si ndihet ajo që është vajza e Ymer Lalës, duke e cilësuar këtë të fundit një kriminel.
Në përgjigjen e saj Reme Lala shkruan se është koha ajo që do të tregojë të gjitha të vërtetat dhe se nuk e intimidon dot askush me këtë pyetje të ngritur mbi thashetheme.