Ditën e sotme, në rrethin e Vlorës, Agjencia e Bregdetit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Policinë Bashkiake ka filluar verifikimin e kontratave dhe lejeve nëpër stacionet e plazhit. Verifikimet do të përqendrohen në verifikimin e metrave katrorë, në plotësimin e infrastrukturës si dhe verifikimin e sigurisë, konkretisht në kontrollet për rojet e vrojtimit si dhe kufizueset për korridoret e hyrjes dhe daljes së mjeteve lundruese në breg.
Verifikimi ka nisur për 54 kontrata me plazhin e ri. Ndërkohë, aksioni do vijojë për 184 stacionet e plazhit në rrethin e Vlorës. Kujtojmë se temperaturat e larta të fillim qershorit kanë shtuar numrin e pushuesve dhe turistëve që zgjedhin për të pushuar në bregdetin e Vlorës.