• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Sigurimi i detyrueshëm i makinave, tashmë i gjithë informacioni online! E-Albania do t’ju njoftojë edhe kur ju mbaron

21/12/2021
in Aktualitet
0
Sigurimi i detyrueshëm i makinave, tashmë i gjithë informacioni online! E-Albania do t’ju njoftojë edhe kur ju mbaron

Rreth 680 mijë qytetarë pajisen mesatarisht çdo vit me një policë të sigurimit të detyrueshëm për makinat e tyre. Shpesh na marr shumë kohë ky proces, edhe për shkak të mungesës së informacionit.

Por Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, me qëllim lehtësimin e procedurave të qytetarëve, brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, për t’u pajisur me informacionet apo vërtetimet e nevojshme në lidhje me sigurimin e detyrueshëm të automjeteve, ka mundësuar ofrimin e disa shërbimeve elektronike në kohë reale nëpërmjet portalit e-Albania.  

Gjithashtu do të do të njoftohet nëpërmjet dërgimit të mesazhit në seksionin “mesazhet e mia” në e-Albania edhe momenti kur ju mbaron siguracioni.  Në këtë mënyrë, çdo pronar i mjetit motorik njoftohet për përfundimin e policës së sigurimit, 15 ditë përpara afatit të përcaktuar si datë mbarimi. Kjo shërben për t’i ndërgjegjësuar qytetarët, duke i dhënë atyre kohën e nevojshme për të rinovuar brenda afatit policën e sigurimit të detyrueshëm motorik.

Çdo informacion do të raportohet në kohë reale në Regjistrin Online të AMF-së, i cili në ndërveprim me e-Albania do t’u mundësojë qytetarëve të verifikojnë po në kohë reale policën e tyre të sigurimit të detyrueshëm. 

Ju do të mund të merrni informacion për: Vlefshmërinë e policës së sigurimit; Historikun e sigurimit të mjeteve në pronësi të qytetarit; Historikun e dëmeve të mjeteve motorike; Njoftimin për përfundimin e afatit të policës së sigurimit.

Gjithkush mund të kërkojë dokumentin me vulë elektronike, që vërteton se pronari i këtij mjeti ka lidhur kontratën e sigurimit të detyrueshëm

Dokumenti i gjeneruar nga e-Albania përmban: Të dhëna për mjetin motorik, si nr. shasie, targë, lloji i mjetit, modeli, viti i prodhimit; Të dhëna për pronarin e mjetit dhe përdoruesin e tij; Të dhëna për policën aktive të sigurimit, si kodi i raportimit, numër serie, vlefshmëria dhe lloji i policës së sigurimit.

Nëpërmjet këtij shërbimi qytetarët sigurohen në kohë reale se janë të pajisur me një policë të vlefshme për sigurimin e detyrueshëm motorik, duke shmangur rastet e keqinterpretimeve apo abuzimeve.

Historiku i policave MTPL të mjeteve motorike

Nëpërmjet shërbimit elektronik gjithkujt do t’i shfaqen mjetet që ka aktualisht në pronësi ose ka patur në pronësi.

“Për çdo mjet të zgjedhur për një periudhë kohore 7-vjeçare, me kërkesë të qytetarit shfaqen të dhënat historike të policave motorike për mjetin. Dokumenti me vulë elektronike përmban të dhëna për çdo policë sigurimi që lidhet me këtë mjet motorik, si kodi i raportimit, shoqëria e sigurimit që ka lëshuar policën e sigurimit, vlefshmërinë e policës së sigurimit, primin e paguar për policën e sigurimit, targën, specifikat e mjetit, etj. Ky dokument zyrtar u shërben qytetarëve, si atyre rezidentë jashtë vendit, ashtu edhe atyre brenda vendit për të vërtetuar mbulimin me sigurim të detyrueshëm motorik për një periudhë të caktuar përgjatë 7-vjeçarit të fundit”, thuhet në njoftimin e Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare.

Historiku i dëmeve të mjeteve motorike

Nëpërmjet shërbimit elektronik “Historiku i dëmeve të mjeteve motorike”, çdo person i cili ka në pronësi një mjet motorik dhe është bërë shkaktar i një aksidenti rrugor, mund të kërkojë nga kjo platformë për një periudhë 7-vjeçare pas datës së aksidentit, të dhënat që lidhen me aksidentin ku është përfshirë mjeti i tij. Kjo vlen për të gjitha mjetet në pronësi të tij brenda kësaj periudhe kohore. Dokumenti me vulë elektronike, që gjenerohet nga e-Albania përmban disa të dhëna, si datën e aksidentit, të dhënat e mjetit, llojin e dëmit, vlerën dhe statusin aktual të dëmshpërblimit. Ky shërbim u mundëson qytetarëve të pajisen me një dokument zyrtar, i cili mund të përdoret si për qytetarët rezidentë jashtë vendit, ashtu edhe për nevojat e qytetarëve brenda vendit. 

Tags: e-albaniainformacioni onlineSigurimi i detyrueshëm i makinave
Previous Post

Vuçiç: Marrëveshjet që do nënshkruajmë janë bërthama që do të krijojë që kjo pjesë e Europës të jetë pa kufij

Next Post

Abuzim me tenderin për ujësjellësin e qytetit, kallëzohen në SPAK 6 zyrtarë të bashkisë Kurbin

Related Posts

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

01/02/2023
Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

01/02/2023
Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

01/02/2023
Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

27/01/2023
U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

26/01/2023
Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

26/01/2023
Next Post
Abuzim me tenderin për ujësjellësin e qytetit, kallëzohen në SPAK 6 zyrtarë të bashkisë Kurbin

Abuzim me tenderin për ujësjellësin e qytetit, kallëzohen në SPAK 6 zyrtarë të bashkisë Kurbin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ish-kreu i KESH: Mandati i tretë i nevojshëm për jetësimin e projekteve të nisura në energji

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kur do të rikthehen ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.