Tiranë- Kryeministri, Edi Rama ka publikuar në Facebook të dhëna mbi menaxhimin dhe shifrat e sakta të sistemit të grumbullimit të mbetjeve, të cilat sipas tij nga viti 2013 e deri në 2020 janë rritur duke shkuar në 87.9%.
“MIRËMËNGJES. dhe me këto të dhëna kuptimplota të përparimit që kemi bërë në drejtim të ngritjes së një sistemi grumbullimi e përpunimi të mbetjeve, duke vazhduar përpjekjet më tutje ndërkohë që ata të cilët e lanë vendin në gjendjen e mosozotshme me male plehrash në çdo qytet, kanë vënë kujën për ta mbuluar diellin me shoshë, ju uroj një javë të mbarë.”- shkruan Rama.
