Kancelarja gjermane Angela Merkel ka kërkuar ditën e sotme që të përshpejtohet aprovimi i ligjit, i cili mund t’i lejojë asaj që të marrë masa të rrepta për të parandaluar përhapjen e Covid-19.
Expressandstar shkruan se sipas Merkel, situata është shumë e rëndë dhe se për këtë arsye, duhen ndërmarrë masa më të rrepta, por pa u aprovuar ligji nga Bungestangu, kjo gjë nuk mund të ndodhë. Në fjalën e saj për mediat, Merkel kërkon përshpjetimin e miratimit të këtij ligji nga parlamenti gjerman dhe shton se situata duhet marrë seriozisht.
“Për fat të keq, më duhet ta them sërish: situata është shumë serioze, shumë serioze dhe ne të gjithë duhet ta marrim seriozisht. Kujdesi intensiv shëndetësor po çon thirrje pas thirrjesh për ne, kush jemi ne t’i injorojmë këto thirrje?”- tha Merkel.