Republika Çeke- Qeveria çeke ka rishpallur përsëri gjendjen e jashtëzakonshme për dy javët e ardhshme, për të trajtuar situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit, si një nga vendet e goditura rëndë në Bashkimin Evropian.
Vendim ky i marrë vetëm 3 ditë pasi shpalli se i dha fund gjendjes së jashtëzakonshme në vend.
Vendimi sfidon dhomën e ulët të parlamentit, e cila ka refuzuar kërkesën e qeverisë së pakicës për të zgjatur mjetin e fuqishëm që i jep kabintetit kompetenca shtesë për të vendosur dhe mbajtur në vend kufizime për koronavirusin dhe për të kufizuar të drejtat e popullsisë për të punuar dhe udhëtuar.