Përkeqësimi i situatës me pandeminë ka bërë që Bashkimi Europian të heqë nga lista e vendeve të sigurta Shqipërinë dhe pesë vende të tjera.
Sipas vendimit të Këshillit të BE-së pjesë e listës përveç Shqipërisë, do të jetë edhe Serbia, Armenia, Azerbajxhani, Brunei Darussalam dhe Japonia.
Ky vendim do të jetë në fuqi për dy javë, dhe më pas do të rishikohet sërish.
Ndërkohë sipas vendimit “që nga 9 shtatori 2021 shtetet anëtare duhet të heqin gradualisht kufizimet e udhëtimit në kufijtë e jashtëm për vende të tilla si: Australia, Bosnje dhe Hercegovina, Kanadaja, Jordani, Zelanda e Re, Katari, Republika e Moldavisë, Arabia Saudite, Singapori, Korea e jugut, Ukraina, Uruguaj (e re), Kina, subjekt i konfirmimit të reciprociteti”.
I gjithë Ballkani tashmë bën pjesë në listën e vendeve të pasigurta. Më herët edhe Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut iu shtuan kësaj liste.