Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për situatën e zjarreve në Shqipëri, kur kanë kaluar më shumë se 12 ditë alarmante. Në një postim në Facebook, Rama ka publikuar një video ku shihet aksioni i Forcave të Ushtrisë dhe krah saj shkruan se Shqipëria nuk është i vetmi vend që po përballet me zjarret.
Sipas Kreut të Qeverisë, ndërkohë që vendi digjet, angazhimi për shuarjen e zjarreve në Karaburun e jo vetëm, nga Forcat e Ushtrisë dhe trupat Rangers në terren meriton respekt e inkurajim.
“Angazhimi disaditor për shuarjen e zjarreve në Karaburun e jo vetëm, nga Forcat e Ushtrisë dhe trupat Rangers në terren meriton respekt e inkurajim, në një kohë kur shumë vende po përballen me kërcënimin e zjarreve,”- shkruan Rama.