Kryeministri Edi Rama mbrëmjen ek ësaj të hënë ka bërë me dije se në kuadër të procesit të vaksinimit në vendin tonë kanë mbërritur doza të tjera të vaksinës Pfizer.
Kreu i qeverisë përmes një postimi në rrjetin social Facebook, bën me dije se 67,860 doza të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në 1,679,410 sasinë e vaksinave anticovid të mbërritura në vend.
“🧪67,860 doza të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në 1,679,410 sasinë e vaksinave anticovid të mbërritura në vend
Kjo sasi e vaksinave Pfizer u sigurua nga financimi i qeverisë shqiptare përmes instrumentit Covax, nga kontrata direkte me kompaninë si dhe nga mbështetja e Bashkimit Europian🤝
#Vijojmë çdo ditë pa u ndalur me vaksinimin masiv në të gjithë vendin. Deri tani janë kryer 1,148,910 vaksinime”,shkruan Rama.