Në spitalin psikiatrik “Sadik Dinçi” në Elbasan situata paraqitet e rënduar.
Burime bëjnë të ditur se 10 të sëmurë janë infektuar me koronavirus.
Po ashtu 5 infermiere të këtij spitali dhe shumë të tjerë pacientë janë në pritje të tamponit.
Mësohet se të sëmurët po trajtohen pranë spitalit në urgjencën e tij, ndërsa aktualisht kemi të bëjmë me një vatër teë COVID në këtë qytet.