Kjo është një nga verat më përvëluese të Europës e prej gati dy javësh zjarret po shkatërrojnë banesa e mijëra hektarë tokë. Edhe pse temperature janë ulur në Greqi, Itali, Francë, Britani e Spanjë zjarrfikësit ende nuk kanë vënë nën kontroll flakët. Në periferi të Athinës pasi zjarret u shuan në Pantali, të tjera vatra u shfaqën pranë Megara. Me qindra banorë në këto 24 orë u detyruan të evakuohen nga banesat.
“Ne lamë pas pasuritë, shtëpitë tona, një vatër e vogël shpërtheu sepse temperaturat e janë shumë të larta, dritaret e çdo gjë u prishën, gjysma shtëpisë u shkatërrua” u shpreh një banor. Zjarrëfikësit në Spanjë po ashtu po përballen me disa vatra zjarri. Në Avila në veri perëndim të Madrid janë djegur më shumë se 4 mijë hektarë tokë, situata përkeqësohet nga era. Vendet anëtare të BE-së kanë bashkuar forcat këtë verë për të përballuar këtë sezon.
Sllovenia është një nga vendet që përfitoi nga bashkëpunimi. Një avion Italian dhe një austriak iu bashkuan zjarrfikësve vendas për të shuar në zjarr në zonën e Kras.
Teksa I nxehti ekstrem ka pushtuar kontinenti këshilla kryesore është qëndrimi në vende të freskëta. Në Spanjë e Portugali rreth 1900 persona kanë humbur jetën javën e fundit për shkak të të nxehtit.