Google ka lajmëruar punonjësit se do të humbasin pagën dhe përfundimisht do të pushohen nga puna nëse nuk respektojnë politikën e kompanisë të vaksinimit ndaj Covid-19, sipas dokumenteve të brendshme të cituara nga CNBC.
Një dokument thoshte se punonjësit kishin kohë deri më 3 dhjetor për të deklaruar statusin e tyre të vaksinimit dhe për të dorëzuar dokumentacionin që e vërteton, ose për të aplikuar për një përjashtim mjekësor ose fetar. Kompania tha se pas kësaj date se do të fillojë të kontaktojë punonjësit që nuk e kishin ngarkuar statusin e tyre ose ishin të pavaksinuar, si dhe me ata, kërkesat e përjashtimit të të cilëve nuk u miratuan.
“Kërkesat tona për vaksinim janë një nga mënyrat më të rëndësishme se si mund ta mbajmë fuqinë tonë punëtore të sigurt dhe t’i mbajmë shërbimet tona në funksion,” -tha një zëdhënës i Google në një deklaratë.
Dokumenti thoshte se punonjësit që nuk kanë respektuar rregullat e vaksinimit deri në afatin e 18 janarit do të vendosen në “leje administrative me pagesë” për 30 ditë. Pas kësaj, kompania do t’i vendosë ata në “leje personale pa pagesë” deri në gjashtë muaj, e ndjekur nga përjashtimi.