Kakavijë- Pas publikimit të lajmit nga Top Channel ku u zbulua me fakte falsifikimi i tamponëve që nevojiten për të kaluar kufirin, ka ardhur edhe një reagim nga qeveria greke.
Duke nisur nga dita e nesërme me datë 20 nëntor do të mbyllet pika kufitare e Kapshticës, ndërsa hapur mbetet Kakavija.
Për Shqipërinë, kalimi do të bëhet vetëm me test negativ të covid dhe vetëm nga Kakavija, pasi atje ka mundësi verifikimi në kohë reale.
Së fundmi organet greke të sigurisë janë vënë në alarm, pas informacioneve të shërbimeve greke të sigurisë, se në zonën e Korçës ekzistojnë laboratorë të cilat falsifikojnë përgjigjet e testeve negative të COVID-19 PCR , që shërbejnë së bashku me formën PFL, për të hyrë në territorin grek.