Ekspertë të huaj pritet të vijnë gjatë muajit janar në vendin tonë për të nisur hetimet mbi skandalin e rrjedhjes së pagave. Balkanweb shkruan se ekspertët do të jenë të fushës së sigurisë kibernetike dhe do përfshihen në hetimet për rrjedhjen e pagave.
Prej një jave janë bërë publike të dhënat e pagave, të cilat përkonin ato të muajit janar 2021 dhe të muajit prill. Po ashtu, në rrjetin ‘WhatsApp’ qarkullon dhe lista me numrat e telefonave dhe ajo e targave. Kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediat tha se të dhënat kanë rrjedhur nga individë të brendshëm dhe nuk kemi të bëjmë me një sulm kibernetik.