Gjykata ka dhënë masat e sigurisë për katër të arrestuarit për skandalin e publikimit të pagave dhe të dhënëve të mijëra qytetarëve shqiptarë. Në seancën e zhvilluar të shtunën, togat e zeza kanë vendosur “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore si dhe pezullim të ushtrimit të detyrës” për specialisten e IT-së Eni Qirjako, e cila i dërgoi me e-mail listën e pagave kolegut të saj Andi Agaraj. Për këtë të fundit gjykata ka caktuar masën e sigurisë: “Arrest në shtëpi”.
Po ashtu, dhe për dy përmbaruesit të cilët blenë të dhënat Klodian Sota dhe Endri Ikonomi gjykata ka dhënë masën e sigurisë:”Arrest në shtëpi”.