Pogradec- Një sherr në familje ka ndodhur në fshatin Buçimas në Pogradec. Një 32-vjeçar E. M. është arrestuar nga policia pasi ka ushtruar dhunë ndaj të atit M. M., 64 vjeç. Ndërkohë ky i fundit akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj dy nuseve të djemve të tij. Ndaj dy nuseve M. M., 31 vjeçe dhe E. M., 28 vjeçe është lëshuar urdhër mbrojtje.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë ndalimin e shtetasit në kërkim E. M., 32 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec.
Ky shtetas, në datën 28.01.2021, dyshohet se në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, shtetasit M. M., 64 vjeç. ë lidhje me këtë rast u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes për shtetaset M. M., 31 vjeçe dhe E. M., 28 vjeçe, banuese në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi shtetasi M. M. (vjehrri i tyre) ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj tyre”, njofton policia.