Është vërtetë skandaloze, absurde dhe e turpshme ajo që i ka ndodhur Shqipërisë në prag të Kampionatit Botëror U-17 të peshëngritjes në Meksikë.
Pas disa ditësh sorollatje në Romë, ambasada e Meksikës u ka refuzuar vizat shtangistit Ertjan Kofsha dhe trajnerit të tij Leonard Toska, me motivacionin se rroga e trajnerit nuk i përmbush shpenzimet për këtë aktivitet, në një kohë kur gjithçka është e paguar nga Federata Shqiptare e Peshëngritjes.
Të lodhur dhe shumë të zhgënjyer për këtë situatë Kofsha dhe Toska janë kthyer në Shtërmen. Ndërsa Shqipëria humbet medalje në një event ku Kofsha konsiderohej si favoriti më i madh për t’u shpallur kampion.